E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në serinë A Inter ndalet

E ka bërë Roma në barazimin 1-1 në San Siro. Dikush mendon se kështu kampionati do të ketë kuptim, por nuk kanë qënë dakord me këtë futbollistët zikaltër që për 90 minuta janë treguar agresivë fizikisht ndaj miqve dhe të pandëshkuar nga arbitri i ndeshjes. Edhe pse bilbili i Rocchit nuk vërshëlleu në shumë raste përsëri Mourinho është ankuar. Portugezit nuk i ka pëlqyer që faulat e shkaktuar nga futbollistët e tij të vlerësoheshin si goditje dënimi në favor të Romës. Ka vërshëllyer 50 herë ka thënë portugezi ndërkohë që mund të vërshëllente vetëm 5 herë. Mourinhos nuk i ka pëlqyer që në fund të takimit janë dhënë vetëm 3 minuta shtesë. Sipas tij duhet të akordoheshin 7 të tilla. Tekniku i Interit e ka përkufizuar ndeshjen gati të shëmtuar dhe është rikthyer të akuzojë Ballotellin për lojë jo të mirë, gati zero sipas tij. Ndërkaq i është përgjigjur traineri i Romës. Ranieri ringjall kështu polemikat mediatike të sezonit të shkuar. Luajtëm mirë ka thënë ai, mund të kishim bërë edhe më tepër por sa herë tentonim të kalonim mesin e fushës na rrëzonin. Futbollistët e Inter janë të fuqishëm dhe prepotentë dhe nëse nuk u ndëshkuan për faulet e tyre ndodhi ajo që ndodhi. De Rossi duhet të operohet për ndërhyrjen e rëndë të Vieira. Ajo çka më habit më shumë është Mourinho me ankesat e tij.
Edhe në Angli ka patur ankesa për arbitrin e ndeshjes Chelsea – Manchester Utd. Sir Alex Ferguson ka kritikuar arbitrin. Sipas tij fauli nga u nis aksioni i golit të John Terry nuk duhej dhënë. Futbollistët e kanë humbur besimin tek gjykimi ka deklaruar ai. Gjyqtari Atkinson nuk ishtë në pozicion të mirë për të parë aksionin, ka shtuar tekniku i Manchester. Normalisht në Angli, Moviola nuk është e aplikueshme. Vendimet e gjyqtarëve vlerësohen nga komisionet teknike të federatës dhe janë të pakontestueshme. Alex Ferguson edhe mund të ishte ndëshkuar për fjalët e thëna ndaj arbitrit por këtë rradhë federate Angleze e Futbollit nuk do ta ndëshkojë skocezin.
Edhe pse italian, Carlo Ancelotti është përshtatur me rregullat angleze. Tekniku nuk ka replikuar deklaratat e kolegut të tij madje është treguar edhe shumë modest kur thotë se fitorja ndaj Manchester është vetëm një hap i vogël përpara në sezonin e gjatë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›