E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami në Prishtinë: Garanton bashkëpunim FA-FSK

TIRANE- Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka zhvilluar një vizitë dyditore në Kosovë ku është takuar me personalitetet më të larta të vendit, presidentin Sejdiu, kreun e Kuvendit Krasniqi e kryeministrin Thaci. Ndërsa ka përcjellë urimet për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës , Imami ka bashkëbiseduar në këto takime për situatën e sigurisë dhe stabilitetin në Kosovë.
Ministri ynë i mbrojtjes ka vizituar edhe komandën e KFOR-it në Prishtinë ndërsa ka zhvilluar një takim me komandantin e saj, i cili ka vlerësuar të qetë situatën e sigurisë në përjashtim të disa problemeve në veri aty ku ekzistojnë edhe strukturat paralele me ato serbe.
Ndërkaq me homologun e tij kosovar, Fehmi Mujota, Imami ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi mes Forcave të Armatosura shqiptare dhe FSK-së.

“Koncepti ynë për integrimet euroatlantike natyrisht është një sfidë për tu përballuar me sukses , por jemi të bindur se duke ndjekur shembullin e suksesit të Shqipërisë për integrim në NATO, ne do të marrim praktikat më të mira nga Shqipëria dhe nga të gjitha vendet aleate.” theksoi Mujota.

“Kosova është një histori suksesi për NATO-n. Ky është mesazhi më i rëndësishëm besoj , që unë si Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë mund të sjell në Kosovë. Ky është velrësimi i të gjitha vendeve anëtare të NATO-s dhe të gjithë ne duhet të jemi krenarë për Kosovën dhe për NATO-n dhe për këtë histori suksesi. Unë cmoj se FSK ka bërë një proge të madh e të dukshëm, cmoj se po rikrijohet mbi bazën e standardeve më të mira europiane të Forcave të Armatosura.” u shpreh Imami.

Gjytë qëndrimit të tij në Kosovë, Imami ka nderuar kujtimin e ish presidentit Ibrahim Rugova duke bërë një vizitë pranë varrit të tij dhe po ashtu edhe pranë varrit të heroit Adem Jashari.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›