E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshqet dheu, rrezikohen 25 banesa

25 banesa ne fshatin malor te Qafe Dardhes te Komunes Polis te rrethit te Librazhdit, jane demtuar per shkak te rreshqitjes se tokes, e cila ka filluar ne mengjes dhe po vazhdon.
Banoret jane zgjuar te tmerruar kur kane pare sesi dheu nen kembet e tyre ka filluar te zhvendosej. Aktualisht toka eshte fundosur ne thellesi 3-5 metra. Situata behet me kritike pasi ne kete zone temperaturat jane shume te uleta. Perfaqesues te Emergjencave Civile kane mberritur ne vendngjarje dhe po ndihmojne ne evakuimin e banoreve. Autoritetet lokale kerkojne ndihme per te sistemuar 25 familjet e mbetura tashme te pastreha.
Rreshqitjet kane filluar dy vjet me pare, disa familje jane zhvendosur, ndersa aktualisht ne fshat banojne rreth 80 familje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›