E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër fryhet Drini, Banorët: Ndihemi të kërcënuar

SHKODER- Vërshimi i Drinit nga prurjet e mëdha ka bërë që mbi 10 shtëpi në fshatin Ashtë të Shkodrës të jenë në rrezik. Shkakrimet nga hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës kanë shtuar prurjet e lumit Drin , i cili gjithnjë e më tepër po avancon drejt banesave.

Sipas banorëve të kësaj zone, uji vazhdon të gërryejë tokën duke përparuar cdo ditë thuajse nga 2 metra ndërsa dëmet në të mbjella janë të konsiderueshme.
Duke u ndjerë të ëkrcenuar, banorët thonë se kjo situatë do të shmangej nëse do të merreshin masa kohë më parë, ndërsa shprehen se tani ndërhyrjet janë tepër vonë.

Situata mbetet problematike dhe në fshatin Obot ndërsa uji është në nivele të larta duke krijuar vështirësi në lëvizjen dhe komunikimin e banorëve të cilët janë të detyruar të qarkullojnë, ashtu sikurse një muaj më parë vetëm me varka.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›