Rrëshqitja e dherave në Gjirokastër, rrezikojnë shembjen tre shtëpi
Gjirokastër- Rrëshqitja e dherave në fshatin Zenelaj të Gjirokastër ka shkaktuar dëmtimin e tre shtëpive, të cilat rrezikojnë edhe të shemben.
Në vendin ku ndodhen shtëpitë janë kryer punime për ndërtimin e rrugës Kardhiq Delvinë, që është dhe një nga shkaktarët e dëmtimeve. Ndërkohë shirat e rënë ditët e fundit kanë shkaktuar rrëshqitjen dherave, gjë që e ka përkeqësuar situatën deri aty sa shtëpitë mund të shemben.
Sipas banorëve çdo dimër ka rrëshqitje të dherave dhe gurëve, ndërsa firma që ndërtoi rrugën sipas tyre nuk mori masa për këtë gjë
Aktualisht ky fshat ka 100 shtëpi, dhe banorët jetojnë mes baltës dhe varfërisë së tejskajshme që ka përfshirë këtë zonë.
Shkrime të tjera me interes:
- Gjirokastër, Bilushi: Bizneset italiane, të interesuara për investime në Jug Gjirokastër- Interesi ekonomik i investitorëve italianë për të investuar në...
- Gjirokastër- Sekuestrohen 98 kg drogë, në kërkim i dyshuari Gjirokastër- Një tjetër operacion anti-drogë në Gjirokastër është finalizuar me...
- Gjirokastër- Rruga për në Adrianopol, e pakalueshme Gjirokastër- Rruga që të çon për në destinacionin turistik, Adrianopol ...