E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga SHBA, vrau një shtetas 9 vjet më parë

Zyrës së Interpol Tiranës i është dorëzuar dje në aeroportin e Rinasit nga autoritetet amerikane shtetasi Eduard Alo i kerkuar nga organet e drejtesise shqiptare per nje vrasje te kryer ne vitin 1999 

TIRANE-Kërkohej për një vrasje të kryer 9 vjet më parë, ekstradohet dje nga SHBA. Zyrës së Interpol Tiranës i është dorëzuar dje në aeroportin e Rinasit nga autoritetet amerikane shtetasi Eduard Alo i kerkuar nga organet e drejtesise shqiptare per vrasje. Gjykata e Kolonjes e kishte denuar kete shtetas me dhjete vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të «Vrasjes me dashje»,
Policia e Shtetit bën të ditur se shtetasi Eduart Alo, ka qenë pronar i një lokali në fshatin Qafëzez, Kolonjë. Me datën 26 maj te vitit 1999 shtetasi i lartpërmendur ka patur një grindje në lokalin e tij me një klient të quajtur Festim Saliu. Kjo grindje ka përfunduar me goditje me grushta dhe duke thyer disa gota, por i kanë ndarë persona të tjerë. Shtetasi Festim Saliu donte të paguante dëmin e shkaktuar, por Eduarti nuk e ka lejuar duke e nxjerrë nga lokali. I revoltuar shtetasi Festim Saliu sapo del nga lokali, godet me gurë një automjet që ndodhej jashtë, si dhe qëllon me gurë në drejtim të lokalit. Në këto momente shtetasi Eduart Alo del menjëherë nga lokali dhe me mjete të forta (dru) e godet në kokë, duke i shkaktuar vdekjen. Shtetasi Eduart Alo ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar Interpol Tirana që nga data 2 mars i vitit 2006. Pas kthimit nga SHBA, ai do të vuajë dënimin për vrasje në burgun shqiptar.

(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›