E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqitja e dherave shemb dhjetëra shtëpi në Patos

Shkarjet e masivit të dheut për shkak të reshjeve të rëna me intensitet ditët e fundit, kanë lënë nën panik dhe tmerr banorët e fshatit Kuqar në rrethinat e qytetit naftëtar të Patosit. Disa shtëpi të rrezikuara këto ditë janë shembur përtokë, ndërsa banorët pohojnë se ndjehen të rrezikuar në jetën e tyre të përditshme. Banorët shprehen se alarmin për

këtë katastrofë e kanë dhënë , por nuk është marrë asnjë masë. Sipas këtyre burimeve e vetmja lëvizje  që është bërë nga ana e përfaqësuesve të pushtetit lokal është inspektimi i zonës dhe plotësimi i dokumenteve  dhe asgjë më shumë. Tashmë ata kërkojnë ndihmë nga shteti, pasi shtëpitë janë rrëzuar përtokë për shkak të disa rrëshqitjeve. Një i moshuar banor i këtij fshati Nezir Bregasi është shprehur se në rrënojat e shtëpisë së tij kanë ardhur nga pushteti lokal dhe specialistë të cilët e kanë paralajmëruar që të mos jetojë më në ato shtëpi, ku muret janë krejtësisht të carë. Mos jeto më këtu, më kanë thënë specialistët dhe unë jam përjashta. Të tëra natën kam qëndruar përjashta  nga frika e rënies së catisë. Jam pensionist dhe i lutem qeverisë për ndihmë, pasi unë vet nuk i ndërtoj dot, pohojnë banorët. Megjithëse nuk jepet një numër i saktë ,mësohet se deri tani mund të kenë pësuar dëme të pariparueshme rreth 30 banesa.

O. Filka

Last Updated on E Marte, 23 Shkurt 2010 22:30

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›