E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqitja e dheut shemb 7 shtëpi, rrezikohen 20 të tjera

Mbi 7 shtëpi janë shembur, ndërsa 20 të tjera rrezikojnë të ngelen të pabanueshme për shkak të çarjeve të shumta qysh në themel, kolonave anësore të mureve, dyerve dhe dritareve të shtëpive. 7 shtëpitë krejtësisht të shembura kanë bërë që familjarët e këtyre shtëpive njëkatëshe dhe të ndërtuara para viteve 80 të jenë tashmë në qiell të hapur, por fatin e tyre e kanë edhe 20 shtëpi të tjera në fshatin Peshtan-Bregas në rrethin e Fierit, pasi këto

 shtëpi kanë pësuar dëmtime serioze. 7 shtëpitë e pabanueshme janë shembur tërësisht duke rrezikuar jetën e banorëve që jetojnë në to. Shkak për të është bërë shkarja masive në këtë zonë si pasojë e reshjeve të rëna me intensitet këto ditët e fundit. Banorët thonë se janë larguar të terrorizuar nga banesat për të shpëtuar jetën e tyre dhe të fëmijëve. Shkarja e tokës së këtij fshati kodrinor ka ndodhur rreth orës 23 të mbrëmjes së djeshme dhe lëvizja tektonike ka qenë e menjëhershme duke bërë të pabanueshme shtëpitë e këtyre banorëve. Jeta jonë u rrezikua. Ka qenë ora 23 e natës. Pasi dëgjuam zhurma, larguam fëmijët shpejt dhe in dërguam në të afërmit tanë. Këtu nuk rrihet më pasi muret janë carë dhe ke frikë ta shohësh shtëpinë dhe jo më të banosh në të, ka thënë Myfit Shehaj, banor i fshatit Peshtan.
O. Filka

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›