E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshqitja e masave shkembore

Rrëshqitja e masave shkëmbore bllokuan përkohësisht njërin kah te autostradës, nga Elbasani ne Tiranë në afërsi të tunelit të Krrabës.
Gurë dhe inerte qe rrëshqiten nga mali, por per fat nuk pati demtime ne mjete apo ne njerez.
Në vendin e shembjes policia mori ne kontroll situaten dhe mjete të firmës punuan per largimin e masës shkëmbore dhe qarkullimin normal të automjeteve.
Rrëshqitja ndodhi në të njëjtin vend te disa diteve me pare. Ky segment cilësohet aktualisht si më i rrezikshmi në aksin Elbasan-Tiranë pasi firma ende nuk ka përfunduar punimet për ndërtimin e pritave dhe rrjetave mbrojtëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›