Refuzimi i statusit kandidat, Bregu e “gjen” fajtorin!

Sipas saj, refuzimi i marrjes së statusit të vendit kandidat mund të ishte shmangur nëse nuk do të kishte munguar bashkëpunimi i opozitës.
"Ky vendim në qoftë negativ nuk është se na largon datën e anëtarësimit, as humbasim fonde, sepse plani financiar i BE tashmë do të lëviz në bazë të vendimit për statusin kandidat apo jo. Mali i Zi vjet nuk fitoi asnjë euro më shumë. Por sigurisht që do të kishte qenë shumë më mirë sikur ne të mos kishim prishur imazhin e mirë që Shqipëria me vështirësi e ringriti nga viti 2005. Dëmi më i madh që është bërë me bojkotin e opozitës është dëmi që i është bërë imazhit të vendit", tha Bregu.
Ajo që shpreson më së paku, ministrja jonë e Integrimit, është përcaktimi i qartë i përgjegjësive për klasën politike shqiptare në raportin që pritet të publikohet më 12 tetor, megjithëse në realitet kjo nuk u vlen asgjë shqiptarëve.
"Çdo ditë që kalon na bën të ndjehemi më në siklet për një situatë që e cila mund të ishte evituar vetëm me pak dashamirësi dhe përgjegjësi për rolin kryesor që ka opozita në parlament. Mund të ishte evituar më thjesht në rast se opozita do të kishte përmbushur detyrimin bazik për të votuar ligjet në Parlament", tha Bregu. /S.Ll/Start/
2011-10-07 17:18