Rreshqitjet e dherave rrezikohen banesa

Shume familje ne kodren e Ujit te Ftohte rrezikohen nga shembja e masiveve shkembore qe ndodhen ne maje te saj. Disa prej tyre jane evakuuar pasi gjendja e tyre vleresohet te jete ne rrezik. Kater banesa kane rreshqitur rreth 150 metra ndersa rrezikohen edhe shtepi te tjera.
Banoret thone se gjithcka ka nisur pas germimeve qe jane bere ne nje siperfaqe te konsiderueshme qe ndodhet ne faqen malore lart shtepive te banuara. Nuk dime ku te shkojme nuk dime sa do te zgjase e gjithe kjo dhe nuk dime nese do ti kemi me shtepite apo jo -shprehen banoret. Pasiguria eshte e dukshme tek gjithe familjaret te cilet nuk guxojne te hyjne brenda banesave pasi nga momenti ne moment mund te permbyset gjithcka. A.Peci