E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja per borxhin e basteve familja e autorit me police

TIRANE- Frika e nje hakmarrjeje te mundshme nga njerez te afert te Murat Mates detyron policine te lere nje patrulle policie ne banesen e Ferat Skacajt i arrestuar nga policia si i dyshuar per vrasjen e ndodhur te dielen pasdite ne nje bllok pallatesh ne kthesen e Kamzes.


Lajmi u be i ditur per Shekullin nga burime te policise se kryeqytetit te cilet pohuan se nje patrulle e policise se kryeqytetit eshte instaluar nga sherbimet e uniformave blu ne afersi te baneses se familjes Skacaj. Burime te policise se drejtorise se Policise se Tiranes por edhe te komisariatit te policise nr.3 konfirmuan per Shekullin se patrullat ishin instaluar qe prej mbremjes se te dieles ne mbremje pak ore pas ngjarjes. Po ashtu ato kane vijuar te qendrojne edhe gjate dites e djeshme qe prej mengjesit deri ne mbremje vone.


Efektivet blu kane vijuar te qendrojne ne afersi te baneses Skacaj duke patrulluar zonen dhe duke pyetur apo duke marre informacion mbi persona te ndryshem qe qarkullonin ne zone apo qe kerkonin te vizitonin te aferm te familjes se Ferat Skacajt i dyshuar per vrasjen me thike te Murat Mates te dielen pasdite.


Blute pohuan se nuk kane pasur informacione per veprime te mundshme apo te dyshimta nga pjesetare te familjes se te vrarit por se masat ishin marre me qellim parandalimin e ndonje situate qe mund te kishte pasoja te renda.


Te dielen pasdite rreth ores 1500 Murat Mata 40 vjec pronari i nje pike bastesh prane nje kompleksi pallatesh tek kthesa e Kamzes mbeti i vdekur pasi u godit me thike nga Ferat Skacaj 32 vjec me banim jo shume larg vendit te ngjarjes. Ne ngjarje u plagosen Petrit Mata kusheri me viktimen si dhe shoku i tij Dritan Murati.


Shkak per konfliktin sherbeu nje konflikt mes paleve qe kishte disa muaj me pare kur autori kishte luajtur nje bilete basti me shumen 1 milion leke te vjetra. Keto para sipas policise ai i kishte marre borxh tek pronari i pikes se basteve.


Duke qene se ai nuk fitoi nga basti ra dakord me Maten qe parate tia kthente nepermjet kesteve. Vonesat e kesteve si dhe shmangiet e here pas hershme bene qe Mata te linte takim me borxhliun e tij ku edhe u konfliktuan.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›