E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratisja e Admir Tafilit lirohen dy police

Gjykata vendosi per dy nga ish- efektivet e burgut te Shenkollit te Lezhes detyrim me paraqitje


Dy police te Toges se Shoqerimit te bugut te Shenkollit te Lezhes u liruan dje nga Gjykata e Shkodres pas kerkeses se tyre per revokimin e mases se arrestit ndaj tyre te vendosur pas arratise se Admir Tafilit. Lajmi u be i ditur per Shekullin nga burime te Gjykates se Shkodres te cilet thane se ndaj dy efektiveve Viktor Jaku dhe Gege Gjeci gjykata ndryshoi masen e sigurise nga arrest me burg ne detyrim me paraqitje.


Bashkarisht me ta kishin paraqitur kerkesen per revokim mase edhe efektivet e tjere te policise te cilet gjithashtu ndodheshin ne masen e sigurise arrest me burg. Ata akuzohen per shperdorim detyre me pasoje largimin e te denuarit nga vendi i vuajtjes se denimit. Toga e shoqerimit e drejtuar nga nje oficer dhe disa police kishte shoqeruar per ne Shkoder te denuarin me 25 vite burg Admir Tafilin i cili kishte shkuar per te vizituar te emen.


Gjate qendrimit te tij ne banese policia ndodhej jashte baneses ndersa i denuari mundi te arratisej nga shtepia e tij ne rrethana misterioze per momentin. Ne seancen e vleresimit te mases se arrestit trupi gjykues kishte vendosur detyrim per paraqitje per shoferin Arben Lazri.


Per te pandehurit e tjere ishte vendosur masa arrest ne burg. Sipas prokurores duke qene shef i sigurise Demirxhiu kishte bere dy raporte dhe njoftimi i policise se Shkodres per ardhjen me leje disaoreshe te dy personave me rrezikshmeri te larte ishte bere me telefon dhe jo zyrtarisht. Te akuzuar per kete arratisje ishin edhe mjeku i burgut si dhe nje oficer i larte i tij.


Ne seancen e vleresimit te mases se arrestit te pandehurit Nazmi Demerxhiu Sabah Selmani Gjon Lleshgega Alban Martinaj Gjok Marku Viktor Jaku Gazmir oku Geg Gjeci Fatos Frangu ishte vleresuar i ligjshem ndalimi dhe eshte caktuar si mase sigurie arrest ne burg.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›