Gjykata konfiskim pasurise se pengmarresit te plakes greke

TIRAN- Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet dorezoi prane togave te zeza kerkesen per konfiskimin e pasurise se shtetasit Oltion Sadikaj ndaj te cilit po kryhen hetimet e akuzes se pastrimit te parave.
Veper kjo sipas prokurorise e konsumuar ne shtetin grek se bashku me shtate shtetas shqiptare duke marre peng nje plake 74- vjecare per te cilen miku i saj ka paguar shumen prej 1.8 milione euro per lirimin. shte dorezuar kerkesa per konfiskimin e llogarise bankare brenda se ciles rezultojne te jene 30 mije euro.
Kjo shume dyshohet se ka ardhur nga shuma qe Sadikaj ka perfituar pas lirimit te pengut. Kjo llogari eshte e sekuestruar me vendim te formes se prere dhe tashme presim mbrojtjen te paraqese provat dhe faktet per origjinen e kesaj shume te sekuestruara-thuhet nga burimet e prokurorise te cilet mbi bazen e ligjit Antimafia kane kryer sekuestrimin e saj.
Sipas dosjes se ardhur nga Greqia i pandehuri Sadikaj rezulton i arrestuar ne shtetin fqinje pasi akuzohet se ne bashkepunim me shtate persona te tjere me 19 qershor 2009 e rrembyen ne hyrje te baneses se saj ne Palio Faliro Krono 1921 ne Selanik 74- vjecaren Evanthia Farnkogjeorgji.
Pas rrembimit autoret i kerkuan mikut te saj 76- vjecarit Ari - Anastasi Theodhoridhi 1.8 milione euro shume e cila u pagua me 26 qershor 2009 kur dhe eshte liruar gruaja. Te nesermen e lirimit te gruas Sadikaj ka hyre ne territorin shqiptar ku ka terhequr nje shume te konsiderueshme parash nga llogaria bankare dhe me pas ne korrik te 2009 ka hapur nje llogari bankare me 30 mije euro brenda e cila eshte sekuestruar pas arrestimit te tij ne Greqi.