Çështja Mbërtheckat, Pango Top Channel, në Gjykatën e Lartë
Tiranë- Gjykata e Lartë do të shqyrtojë ditën e enjte padinë e bërë nga ish- Ministri i Kulturës Ylli Pango, ndaj televizionit Top Channel, lidhur me skandalin seksual të bërë publik nga emisini Fiks Fare.
Gjykata e shkallës së parë e konsideroi të drejtë padinë e Pangos për cënimin e privatsisë dhe urdhëroi televizionin Top Channel ti paguajë atij një dëmshpërblim prej 400 mijë Euro. Vendimi u ankimua nga Top Channel në gjykatën e shkallës së dytë e cila në muajin shtator të vitit të kaluar e ktheu çështjen për rigjykim nga një tjetër trupë gjykuese. Por Pango e ka ankimuar këtë vendim duke e çuar në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar që të lihet në fuqi vendimi i gjykatësit të Tiranës Agim Bendo.
Në video-skandalin e transmetuar në Fisk Fare në 9 Mars 2009, ministri i asaj kohe i kulturës shfaqej duke i këkruar favore seksuale një vajze, e cila kishte aplikuar për punë në Ministrinë e Kulturës. Videoja shokuese shkaktoi një tërmet politik dhe kryeministri Berisha e shkarkoi ministrin Pango vetëm katër minuta pasi videoja u transmetua në televizion.
Por Pango pretendon se kjo ka cënuar privacinë e tij, duke qenë se videoja ishte regjistruar edhe në shtëpine tij private, ndonëse në shtëpi ai po fliste pikërisht për cështjen e punësimit të një vajze në sektorin e turizmit.
Gjykatësi Agim Bendo dha një vendim, i cili mori edhe shumë kritika nga organizatat ndërkombëtarë te gazetarëve, pasi gjoba ndaj Top Channel përmendet në të gjitha raportet për dhunimin e lirisë së medias.
Tashmë do të jetë Gjykata e Lartë që do të shqyrtojë këtë konflikt.
Shkrime të tjera me interes:
- Apeli rrëzon gjobën e Pangos për Top Channel Gjykata e Apelit në Tiranë, rrëzoi vendimin e dhënë nga...
- Çështja e pronave, presidenti Topi padi në Gjykatën e Lartë Tiranë- Çështja e pazgjidhur e pronave duket se ka mbetur...
- “Hakmarrja për Drejtësi”, Kushtetuesja rrëzon vendimin e Gjykatës së Lartë Tiranë- Vendimi i Gjykatës së Lartë në lidhje me çështjen...