Sanino takon Avokatin e Popullit: Mbështetje nga BE
TIRANE- Pas takimeve me krerët e shtetit shqiptar Drejtori i Zgjerimit në KE, Stefano Sanino ka zhvilluar sot një takim me Avokatin e Popullit, Igli Totozani.
Sanino shoqërohej në këtë takim nga Ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi. Sanino dhe Sequi u shprehën se e konsiderojnë Institucionin e Avokatit të Popullit, një institucion shumë të rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë në vend, për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe si i tillë do të gjejë të gjithë mbështetjen nga Bashkimi Europian dhe strukturat e BE-së”.
Sanino i konfirmoi Totozanit mbështjen e Komisionit Europian për institucionin që ai drejton dhe gjithashtu vlerësoi edhe zgjedhjen konsensuale të Totozanit në krye të zyrës së Avokatit të Popullit.
Zgjedhja e Avokatit të Popullit është edhe një nga 12 kriteret e kërkuara nga Bashkimi Europian për integrimin e Shqipërisë, kriter i cili nga autoritetet shqiptare konsiderohet si i plotësuar.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Integrimi, Sannino takon Topallin: Duhet vullnet nga të gjitha palët