Zbulohet tuneli me arsenal armesh
Gjirokaster- Nje arsenal i madh armesh eshte zbuluar ne tunelet e nje reparti te braktisur ushtarak ne Leknjas te Gjirokastres. Nje informate ne rruge operative ka njoftuar agjentet se ne ambientet e ish repartit fshiheshin sasi te medha municioni te sistemuara ne arka dhe qe ishin marre prej vitit 1997. ka qene ora 09:30 e dites se djeshme kur uniformat blu ushtruan kontroll mbi lagjen "SMT" te qytetit, ne tunelet e repartit "Ish-Brigada e 5-te". Ne brendesi u gjeten 10 arka druri me 40 predha anti-tank model 69, 10 arka druri me 200 cope granata dore, 20 kuti metalike model 56, me 10800 fisheke, 20 kuti plastike ku ne cdo kuti kishte nga 10 ndezesa te ketyre granatave, 12 krehra te mbushur me fisheke model 56. "Pas gjetjes, sasia e armatimit eshte transportuar nen masa sigurie per ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster", tha zedhenesi policise, Gentian Mullai. Agjentet nisen hetimet per te zbuluar "pronarin" e arsenalit te fshehur dhe qe nuk ishte arritur te trafikohej. Policia i beri thirrje me nje deklarate publike banoreve qe te denonconin cdo rast te dyshimte.
B. Kore
B. Kore