E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruget dytesore, 14 tendera gati

Krahas tendereve per ndertimin e rrugeve, Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve eshte perfshire ne vale prokurimesh per pergatitjen e disa projekteve qe kane te bejne me ndertimin e disa akseve rrugore dytesore qe perfshihen ne sistemin rural te rrugeve. Ne muajin shtator do te zhvillohen prokurime prej rreth 14 seksione rrugesh me vlere mbi 17 milione leke. Nje nga projektimet eshte rruga qe lidh Tropojen me Kukesin nepermjet Hasit. Gjithashtu jane gati financimet per prokurimet e segmenteve, Rrubik-Rreshen, Shengjin -Kune, Kelcyre -Berat, etj. Projektet e per keto akse pritet te jene gati ne fillim te vitit qe vjen. Disa prej tyre pritet te financohen me buxhetin e vitit 2009 ne projektin e rrugeve rurale. Ekspertet ne Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve, shpjegojne se shume nga keto segmente kane rendesi per lidhjen e qyteteve me qendrat e qarqeve dhe permiresimin e infrastruktures ne zonat turistike te vendit. Projektet e rrugeve dytesore vijne ne kuader te ndertimit te rreth 1500 kilometrave, per riparimin e te cilave nevojiten 200-400 milione dollare amerikane. Banka Boterore se bashku me fondin OPEC pritet te kontribuoje me nje shume prej 35 milion eurosh, e cila do te miratohet keto dite. Ky projekt eshte nisme e qeverise shqiptare i mbeshtetur nga BB dhe qe do te realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ne fund te ketij projekti, i cili do te zgjase 5 vjet, parashikohet te ngrihet, jo vetem nje rrjet dytesor dhe komunal i permiresuar ne menyre rrenjesore, por edhe nje inventar i rifreskuar i te gjitha rrugeve rajonale duke mundesuar njohjen ne kohe reale te nevojave per investim dhe per mirembajtjen e tyre, cilesojne ekspertet. Sipas burimeve ne Ministrine e transportit, kriteret kryesore per perzgjedhjen e projekteve per financim kane marre ne konsiderate, ndikimin e projektit ne zhvillimin social e ekonomik te zones, gjendja ekzistuese e rruges se propozuar, numri i perfituesve, raporti financiar kosto/perfitim, etj. Projektet e propozuara kane komponente kryesore, permiresimin e seksioneve prioritare te rrjetit rrugor rajonal dhe permiresimin e seksioneve prioritare te rrjetit rrugor ne komuna. Ne zonat rurale te Shqiperise jeton me shume se gjysma (55%) e popullsise, dhe nje pjese e saj eshte e varfer. Nje vezhgim i fundit i Bankes Boterore ka vene ne duke se, pas punesimit dhe nivelit te te ardhurave qe jane te parat, shumica e te anketuarve kane konsideruar problemet e infrastruktures si faktore kryesore qe ndikojne ne standardin e tyre te jeteses. Banoret e zonave rurale kane vene ne dukje gjithashtu faktin se, aksesi i pamjaftueshem ne infrastrukturen rrugore krijon per ta veshtiresi drejt tregjeve te shitjes, kontribuon ne migrimin e popullsise drejt zonave urbane, dhe eshte pengese per realizimin e sherbimeve shendetesore dhe arsimit. Rreth 49 per qind prodhuesve agrare kane deklaruar se mungesa e infrastruktures se mire rrugore perben problemin kryesor ne tregtimin e produkteve te tyre. Aktualisht, vetem 39 per qind e rrjetit rrugor lokal eshte i asfaltuar, qe eshte dhe shifra me e ulet ne rajon, dhe 95% e tij eshte ne kushte te keqija ose shume te keqija - me segmente rrugore qe jane te pakalueshme ne pjesen me te madhe te vitit. Te ardhurat ne nivelin lokal, si taksa e regjistrimit te automjeteve, jane te pamjaftueshme per te realizuar mirembajtjen e rrugeve ne nivelin e kerkuar - shpenzimet aktuale te mirembajtjes perbejne vetem 40% te atyre qe do te duheshin per te.

Blerina Hoxha

Rruget, dytesore ne proces projektimi

Studim projektim dublim i rruges Rubik-Rreshen 4500000

Studim projektim rruga V.Dejes-Koman 1 000 000

Stud.proj.rishik.projekt rruga Q.Thane-Pogradec-Q.Plloce 1 000 000

Stud.proj.sistemim asfaltim rruga Gose-Vila Bashtove 1 000 000

Studim projektim rruga Kukes - Has - B.Curri 1 000 000

Studim projektim rruga e Shishtavecit, Kukes 1 000 000

Studim projektim rruga Shengjin - Kune 1 000 000

Studim projektim rruga Shengjin - Kune 1 000 000

Studim projektim rruga Kelcyre-Berat 1 000 000

Studim projektim rruga Tepelene - Vlore Loti 1 1 000 000

Studim projektim rruga Tepelene - Vlore Loti 2 1 000 000

Studim projektim rruga Ciflik - Kosove Lushnje 1 000 000

Studim projektim projektzbatim rr. Urake-U.Shoshajt Loti 2 1 000 000

Studim projektim projektzbatim rr. Urake-U.Shoshajt Loti 2 1 000 000

Rruget dytesore ne projektim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›