Rreth 30 % e mjekëve punojnë pa licencën e profesionit
25/05/2011 Akuza të drejtpërdrejta drejtuesve të spitaleve publike, që lejojnë të punojnë ende
Shkelet urdhri dhe afatet ligjore, spitalet e kryeqytetit më problematiket
Pavarësisht afateve dhe procedurave të përcaktuara për licencimin e profesioneve mjekësore, pjesa dërrmuese e bluzave të bardha në kryeqytet, po ashtu dhe në rrethe, vijojnë të ushtrojnë profesionin në mënyrë të jashtëligjshme, për shkak të mospasjes së licencës. Problematika është konfirmuar gjatë ditës së djeshme nga kreu i Urdhrit të Mjekut, Din Abazaj, ku ka rezultuar se rreth 30 për qind e mjekëve po ushtrojnë profesionin pa licencë, kostoja e të cilit bie mbi shëndetin e pacientit. Abazaj ka pohuar se ky problem haset në sektorin publik, ku vetë drejtuesit e spitaleve më të mëdha neglizhojnë dhe marrin në punë profesionistë të palicencuar. "Këta mjekë që ushtrojnë profesionin në mënyrë të palicencuar pas daljes së këtyre akteve ligjore dhe nënligjore, janë në kundërshtim me ligjin dhe nëse kryejnë një gabim mjekësor dhe paditen për këtë, në radhë të parë ndëshkohen sepse kanë ushtruar profesion në kundërshtim me ligjin". Për këtë situatë Abazaj akuzon në mënyrë të drejtpërdrejtë drejtuesit e spitaleve, që pranojnë mjekët pa lejen e ushtrimit të profesionit përkatës. Ndërkohë, në sektorin privat, pohohet se ky problem nuk ekziston. "Ky është kryesisht për faj të drejtuesve të institucioneve që i pranojnë në institucione dhe nuk i detyrojnë të pajisen me licencë. Në Tiranë kanë marrë leje vetëm mjekët që kalojnë në klinika private, sepse ata nuk i pranojnë pa licencë", shton më tej Abazaj. Megjithatë, këto probleme janë hasur edhe pranë klinikave dentare, ku shumë prej tyre ushtrojnë aktivitet në hije, duke mos plotësuar standardet e kërkuara. Vitin që shkoi, në sistemin tonë shëndetësor filloi dhe vazhdon të aplikohet pajisja e mjekëve dhe stomatologëve me licencën për ushtrimin individual të profesionit, qofshin këta të sistemit publik apo privat. Një urdhër i nxjerrë nga kreu i shëndetësisë në nisje të muajit mars të vitit të shkuar, u kërkoi të gjitha
institucioneve për pajisjen e mjekëve dhe stomatologëve me licencën përkatëse.
Por ky proces nuk ka ecur me ritmin e duhur dhe ka kaluar kufirin kohor të parashikuar në këtë Urdhër (31 tetor 2010). Kjo thjesht për shkak të neglizhencës, mosnjohjes e mosvlerësimit në masën e duhur të këtij procesi, si dhe të ligjeve e Urdhrit të ministrit të Shëndetësisë nga drejtuesit e disa institucioneve të vendit, e veçanërisht të spitaleve qendrore të Tiranës.
Licencimi
Urdhri i Mjekëve ka miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të gjitha aktet normative, të cilat kodifikojnë dhe rregullojnë procesin e licencim-rilicencimit, si dhe organizimin e praktikës profesionale për mjekët që sapo kanë kryer studimet universitare. Ripërtëritja e licencës bëhet çdo 5 vjet. Kjo bëhet në varësi të rezultateve të arritura nga mjeku, të vlerësuara vit pas viti mbi standardet dhe performancën profesionale të tij. Ndaj bluzat e bardha nuk duhet të zhvlerësojnë procesin për marrjen e këtij dokumenti.