PS harton ankesat për procesin në KQZ
24/05/2011 Kampi opozitar rimerr protestat dhe bojkotin ndaj Kuvendit
Ankimimi në institucionet e ngarkuara me ligj për proceset zgjedhore do të vijojë të jetë pjesë e strategjisë për mrojtjen e votës së lirë nga Partia Socialiste. Kështu, përkrah protestave qytetare socialistët do të njekin ligjërisht hap pas hapi të gjitha shkeljet që janë bërë në lidhje me nxjerjen e rezultatit zgjedhor për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës. Konkretisht, do të jetë mënyra se si Komisioni Qendror Zgjedhor vendosi hapjen e kutive për të numëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara të votimit ajo që do të ketë rradhën për t’u ankimuar në Kolegjin Zgjedhor nga ana e Partisë Socialiste si subjekt politik pjesmarës në zgjedhjet vendore të 8 majit. Kështu, miratimi i aktvendimit nga ana e KQZ-së vetëm me votat e katër anëtarëve të këtij institucioni, proces i cili do pesë vota për të qenë i vlefshëm si vendim, pritet të jetë objekti i ankimimit të PS-së në Kolegj. Megjithatë, ende nuk ka një vendim zyrtar të bërë publik nga ana e selisë rozë lidhur me një çështje të tillë. Kjo pasi drejtuesit dhe përfaqësuesit ligjorë të saj po punojnë dhe po shikojnë të gjitha mundësitë për hartimin e një ankese jo vetëm të bazuar në ligj, por që të bëjë të mundur dhe rrëzimin e të gjithë procedurës së ndjekur nga institucioni qendror i zgjedhjeve. Nga ana tjetër, veç ndërmarrjes së këtyre inisiativave mësohet se lidershipi socialist po shikon mundësinë e ndërmarrjes së një sërë hapash për të shkuar deri në mosnjohjen e institucioneve të dala nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të vititi 2009. Ndërkohë përpara përpunimit të një strategjie përfundimtare socialistët do të vijojnë me organizimin e protestave si dhe me bojkotin e Kuvendit.
Ankesa në Kolegj
“Në zbatim të nenit 123 të Kodit Zgjedhor rezulton se është plotësuar dhe ka kaluar edhe afati prej
48 orë i parashikuar në këtë dispozitë për nxjerrjen e rezultatit dhe miratimin e tabelës
përmbledhëse të zonës zgjedhore Bashkia e Tiranës dhe shpalljen e kandidatit fitues. Afat që
llogaritet nga çasti i plotësimit të atij prej 72 orë për miratimin e tabelës përmbledhëse
të rezultateve për KZAZ-në nr. 49.”
Ankesa në KQZ
Partia Socialiste, si subjekt zgjedhor i regjistruar për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të 8 majit, ka paraqitur ankim në KQZ, me objekt ndryshimin e vendimit nr.37, datë 16.05.2011 të KZAZ-së nr. 49 dhe miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ky ankim është depozituar KQZ dhe është regjistruar në regjistrin e ankimeve më datën 16.05.2011.”
PS dhe mbështetësit e saj në protestë para KQZ-së
Deputetë dhe mbështetës të Partisë Socialiste u mblodhën sërish dje në sheshin para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kërkuan që ky institucion të shpallë drejt rezultatin për zgjedhjet vendore. Protestën e tyre socialistët e zhvilluan si në orët e para të paradites, ashtu dhe gjatë pasdites, në kohën kur në këtë komision po zhvilloheshin diskutimet përpara shpalljes së fituesit për Bashkinë e kryeqytetit. Në vlerësimin e deputetëve socialistë misioni për votën e lirë i ndërmarrë nga opozita është mision për progresin e vendit, i cili rrezikon të ndalet për shkak të vjedhjes së kësaj vote. Gjithashtu gjatë fjalimeve në këto protesta deputetët e PS-së e vunë theksin në shkeljen flagrante të ligjit dhe përpjekjen për të ndryshuar në tavolinë rezultatin për kryeqytetin. Sipas socialistëve, rezultati real ka nxjerrë fitues kandidatin e PS-së Edi Rama. Ndërkohë edhe kreu i Demokracisë Sociale Paskal Milo, forcë aleate e PS-së, duke marrë fjalën në protestë u bëri thirrje gjithë qytetarëve që të mbështesin opozitën dhe të marrin pjesë në tubime.
Heshtja në seli dhe përshkallëzimi i qëndrimit
Prej disa ditësh në mjediset e godinës së Partisë Socialiste ka rënë heshtja. Duke qenë e përqendruar e gjithë vëmendja te puna në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe protesta kundër qëndrimit të këtij institucioni, në selinë rozë janë të pakta lëvizjet në të. Kështu, me përjashtim të disa punonjësve në administratën e kësaj partie dhe të vetë kreut socialist Edi Rama, prania e personave të tjerë shihet rrallë, me përjashtim të hyrje-daljeve të deputetëve të PS-së, të cilët kthehen në seli pas mbylljes së protestave para KQZ-së. Madje, nga kjo seli janë ta pakta dhe deklaratat për shtyp, pasi i mbetet vetëm kryetarit Rama që të flasë nga foltorja e PS-së. Megjithatë, edhe pse heshtje në duke, nuk është e njëjta situatë brenda rradhëve të drejtuesve të kësaj partie. Kështu, janë vetë deputetët e Partisë Socialiste ata që nuk ngurojnë të bëjnë publike opsionet e ndryshme, që do të përbëjnë dhe thelbin e qendrimeve të tyre për ditët në vijim, duke shkuar deri atje sa po diskutojnë për lënien e mandateve të deputetëve në Kuvend.
Postprocesi zgjedhor, nisin punën komisionet parlamentare
PS “bojkoton” rrugën Tiranë–Elbasan
Partia Socialiste i rikthehet bojkotit të Kuvendit. Kështu, ligjvënësit socialistë refuzuan dje të merrnin pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare, duke dhënë në këtë mënyrë sinjalet e para për rinisjen e bojkotimit të institucioneve. Gjatë paradites së djeshme nisën punën komisionet e përhershme parlamentare pas ndërprerjes së saj për shkak të fushatës elektorale. Konkretisht, i pari komision që nisi nga puna dje ishte Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, ku u miratua marrëveshja prej 222,7 milionë dollarë për ndërtimin e autostradës Tiranë–Elbasan. Kjo marrëveshje nënshkruhet mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Islamike për Zhvillim, e cila financon më shumë se gjysmën e vlerës së kësaj rruge. Pjesa tjetër e fondeve do të mundësohet nga institucione të tjera ndërkombëtare si dhe nga vetë qeveria shqiptare.
Deputetët e mazhorancës e vlerësuan rrugën si një investim të madh, që do të sjellë shumë avantazhe, veçanërisht për qytetin e Elbasanit. Por, siç u pa, të gjitha diskutimet mbi një marrëveshje të tillë u bënë vetëm nga deputetët e mazhorancës, pasi ligjvënësit socialistë anëtarë të këtij komisioni zgjodhën të mos jenë pjesë e një seance të tillë parlamentare, që për nga vetë thelbi i saj lidhej me një çështje mjaft të rëndësishme për qytetarët. Megjithatë, dhe pse jo pjesë e kësaj mbledhjeje, deputetët e PS-së ishin përpara godinës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke protestuar në mbrojtje të një prej të drejtave themelore të njeriut siç është ajo e votës së lirë dhe e respektimit të saj.