E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në 2012 hapet Banka e parë për investimet e gjelbra

25/05/2011  Mbretëria e Bashkuar

Banka e Mbretërisë së Bashkuar për Investimet e Gjelbra, një nga politikat kryesore të qeverisë së koalicionit, do të fillojë të funksionojë në prill të 2012. Sipas zëvendëskryeministrit Nick Clegg, disa nga objektivat e hershme të bankës do të jenë “energjia e erës në det të hapur, mbetjet dhe efecienca e energjisë joshtëpiake”. Ai shtoi se pavarësia e institucionit do të sigurohet nga legjislacioni. “Investimi në një të ardhme më të gjelbër është një ambicie që kombinon një detyrë etike dhe një detyrë ekonomike”, tha zoti Clegg. Ai shpjegoi se investimet e para do të bëhen duke nisur nga prilli i vitit 2012, dhe shtoi se krijimi i bankës do të jetë “e para në botë”. “Shumica e vendeve kanë banka për zhvillimin, por Mbretëria e Bashkuar do të jetë vendi i parë që do të ketë një bankë kombëtare dedikuar ekonomisë së gjelbër”, tha zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Nick Clegg.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›