E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreth 46% e të rriturve, probleme me tensionin

Lorina Mixha

Dita Botërore e Shëndetit 

probleme me tensionin - shendetiMinistri i Shëndetësisë, Halim Kosova, shoqëruar nga dy profesorët e njohur Artan Goda dhe Mihal Tase kanë qenë vizitorët e parë në aktivitetin e zhvilluar nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal në Tiranë me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit.

Për prof. Mihal Tasen, një nga emrat më të njohur në trajtimin e sëmundjeve të tensionit arterial, në Shqipëri, vlerësohet që të paktën 46% e adultëve kanë vlera mbi normën të tensionit arterial. 7 Prilli është Dita Botërore e Shëndetit. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar parandalimin dhe kontrollin e Tensionit Arterial apo presionit të gjakut si temën e këtij viti, me qellim sensibilizimin e popullatës si dhe të të gjithë ofruesve të shërbimeve shëndetësore, për rëndësinë dhe mundësitë reale që ekzistojnë për parandalimin e hipertensionit arterial dhe pasojave që lidhen me të, tha ministri i ri Kosova.

Sëmundjet kardiovaskulare përbëjnë 59% të vdekjeve në popullatën shqiptare. Vërehet një rritje prej rreth 25% e sëmundjeve kardiovaskulare në Shqipëri gjatë 20 viteve të fundit. Në rang botëror, hipertensioni arterial prek më shumë se 1 në 3 adultë të moshës mbi 25 vjeç, duke përbërë kontribuuesin kryesor të patologjive kardiake dhe aksidenteve cerebrale. Patologjitë kardiake dhe aksidentet cerebrale përbejnë shkaqet kryesore të vdekjeve të parakohshme dhe paaftësisë.

Rreth 46% e të rriturve, probleme me tensionin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›