E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëllai i viktimës: Ja çmë tha Fiqiriu për Nazimen para vrasjes

Medi Muça

Akuza të reja Nazime Vishës, bërë nga familjarët e ish-të dashurit të saj, Fiqiri Muça, të cilin ajo e ekzekutoi me armë zjarri, më 13 gusht.

Të paktën kështu bëri me dije Policia, kur njoftoi zyrtarisht se rreth orës 00:50 minuta, në afërsi të xhamisë në qendër Krrabë, në banesën e saj, Nazime Beqir Visha, 18 vjeçe, ka vrarë me armë zjarri (ish-bashkëjetuesin) Fiqiri Zyber Muça, 45 vjeç, banues në Durrës. Por ndryshe mendojnë anëtarët e shtëpisë Muça dhe të afërmit e tyre. Ashtu siç e bëmë publike dje në gazetën Panorama, familjarët e viktimës akuzojnë se vajza adoleshente është manipuluar nga babai, gjyshi dhe xhaxhallarët e saj, që sipas tyre, janë fajtorët e vërtetë të vrasjes. Ndërsa sot, Medi Muça, vëllai i 45-vjeçarit të vrarë nga Nazimja, e çon edhe më tej këtë akuzë, duke rrëfyer bisedat e fundit me Fiqiriun. Duke folur për gazetën Panorama, ai bën edhe një tjetër denoncim; atë të zhdukjes së makinës të viktimës…

Pretendoni se është zhdukur makina e vëllait tuaj të ndjerë, Fiqiri Muça, pas vrasjes. Kur është hera e fundit që ai e ka përdorur?

Kur ka dalë nga dera e kësaj shtëpie. Pra e shtëpisë së tij. Ka qenë e diel në drekë, atë ditë që ai iku dhe nuk u kthye më.

Çlloj makine është?

Fuoristradë, e kuqe, tip Mistsubishi, me targa angleze P 377 HHH. Me këtë makinë ka udhëtuar për herë të fundit Fiqiriu dhe nuk gjendet më në asnjë vend.

A e keni denoncuar në Polici, mbase ai e ka lënë ndokund?

Kemi pasur mort dhe nuk e kishim mendjen me u marrë me makinën….

(Intervisten e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

NGA I DERGUARI YNE NE MANZE
LEONIDHA MUSAI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›