E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga bullgares me drogë

GJIROKASTER- Rreth 2.5 kg hashash u bllokuan mbrëmë në Kakavijë, ndërsa një shtetase bullgare u arrestua. Lënda narkotike, e ndarë në 9 pako me pesha të ndryshme, u zbulua në automjetin me targa bullgare BH 6642 BK, në pronësi të 46- vjeçares Petranka Cekova, tashmë e ndaluar, bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai. Sipas tij, lënda narkotike ishte fshehur në sediljen e pasme të pasagjerit. Dosja në ngarkim të 46- vjeçares i kaloi Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. Ndërkohë mësohet se Policia kishte pasur informacione të mëparshme për trafikun e drogës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›