E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreth një mijë refugjatë nga Siria kalojnë në Turqi

Turqia tha se rreth një mijë refugjatë nga Siria kanë kaluar në tokën turke duke rritur në 21 mijë numrin e përgjithshëm të njerëzve që kanë hyrë në shtetin turk në përpjekje për t`i shpëtuar dhunës.

Ndërkohë, raportohet për përleshje në qytete të ndryshme të Sirisë mes trupave qeveritare dhe kryengritësve opozitarë.

Regjimi sirian ndërkaq, është bërë gati që të takojë një të dërguar të ndërmjetësit të OKB-së dhe Ligës Arabe në Siri, Kofi Ananit.

Zyrtarët thanë se bisedimet pritet të fokusohen në zbarkimin e një misioni 250 anëtarësh të OKB-së që do të mbikëqyrte zbatimin e planit të paqes së Ananit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›