Rrethe shkurte
15/04/2009 Rrihen 2 gjimnaziste dhe një grua, plagoset një vajzë
Plumba e grushte mbi
4 femra në kryeqytet
TIRANE- Katër femra janë bërë pre e dhunës së egër fizike. Rasti i parë është regjistruar pranë shkollës “Ismail Qemali”, në bulevardin “Zhan Dark” pranë ATSH-së kur nga një sherr mjedisi shkollor është shndërruar në një arenë dhune. Burime pranë policisë thanë se autorë të ngjarjes janë K. K. 20 vjeç dhe G. P. edhe ai 20 vjeç, që të dy, lindur dhe banues në Tiranë. Të dy së bashku ata akuzohen se kanë rrahur dhe keqtrajtuar dy vajzat gjimnaziste, respektivisht të moshave 18 dhe 17 vjeçe. Burime zyrtare pranë policisë së shtetit thanë se personi i ndaluar është shtetasi Arjon D. 23 vjeç si dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij Elvis D. Ngjarja e dytë ka ndodhur rreth orës 22.00 të dy ditëve më parë në rrugën “Vasil Shanto” në Tiranë, pranë hyrjes së një pallati. A. K. dhe D. B., për motive të dobëta kanë goditur me grushte 23-vjeçarin Arjan D. Ky i fundit ka njoftuar për këtë konflikt vëllain e tij, Elvis D.. Dy vëllezërit kanë marrë një armë pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të agresorëve të tyre. Si pasojë e këtyre të shtënave ka mbetur e plagosur në këmbë Denada S., 23 vjeç, e cila ishte rastësisht në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Ndërsa rasti i tretë ishte kallëzimi për dhunë fizike e një gruaje, ku më pas i është gjetur dhe armë në banesën Gazmend Gazhelit. E. Qyno
Akuzohet për moskallëzim krimi
Në gjykim mjeku izraelit
që mbrojti pedofilët
TIRANË- Fillon procesi gjyqësor kundër mjekut izraelit Guei Eshelman, akuzuar për moskallëzim krimi dhe fshehje të së vërtetës. Dje Prokuroria lexoi kërkesën për gjykim duke nisur kështu procesin gjyqësor. Pas Devid Braun, Robin Arnold dhe Dino Kristodulu të akuzuar për pedofili, një tjetër i huaj merret i pandehur për skandalin seksual që tronditi Tiranën në 2005-n. Ai është drejtuesi i klinikës “ABC” Guei Eshelman me kombësi izraelite, i cili mësohet se është dërguar si i pandehur në gjykatën e Tiranës për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”. Eshelman është thirrur disa herë nga gjykata e Tiranës që të dëshmojë në procesin gjyqësor që zhvillohej ndaj anglezit Devid Braun. Mësohet se izraeliti ka paraqitur edhe një raport mbi gjendjen shëndetësore të fëmijëve, për të cilët organi i akuzës dyshonte se ata ishin përdhunuar nga tre pedofilët anglezë. Klinika “ABC” gjendet fare pranë ndërtesës, ku të miturit strehoheshin në qendrën “Fëmijët e tij”, që prej skandalit të bërë publik është mbyllur nga autoritetet. Administratori i kësaj qendre Xhon Devid Braun u dënua pak muaj më parë me 20 vjet burg dhe u shpall person i padëshiruar në Shqipëri. A. Çuka