Dhuna më shpesh shfaqet në shkolla dhe qendrat e përkujdesit
15/04/2009 Vëzhgimi i kryer nga UNICEF-i për dhunën ndaj fëmijëve në vend
Në ambientet shtëpiake 8.3 për qind e fëmijëve kanë përjetuar ndëshkim fizik
Shkolla dhe institucionet e përkujdesit social etiketohen si vendet më të shpeshta ku shfaqet dhuna ndaj fëmijëve. Shfaqja e formave të ndryshme të fenomenit të dhunës është prezent në të gjitha institucionet ku ata qëndrojnë, duke filluar që nga ambientet e familjes, në shkollë si dhe në institucionet e përkujdesit social. Mungesa e një ligji integral në mbrojtjen e tyre ka bërë që ky fenomen të bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Shkak për këtë bëhet shpërndarja e kompetencave sa në një institucion në një tjetër, duke mos gjetur gjuhën e përbashkët të parandalimit. Sipas një monitorimi të kryer nga UNICEF-i në vendin tonë, gjendja mbetet problematike, pasi frenimi i këtij fenomeni është ende i largët. Shqetësuese rezulton të jetë niveli i dhunës që ushtrohet ndaj fëmijëve jetimë, të cilët strehohen pranë qendrave të përkujdesit social, veçanërisht ato me qëndrim rezident. Gjetjet e studimit nxjerrin në pah se ka një tendencë në rritje të dhunës ndaj fëmijëve, ku rezulton se vetëm në ambientet shtëpiake 8.3 për qind e fëmijëve nga mosha 2-14 vjeç kanë përjetuar ndëshkim fizik të formave të ndryshme. Teksa nuk përjashtohen rastet e ripërsëritjes së vazhdueshme të elementeve të ndryshme të dhunës te kjo kategori fëmijësh. Njëkohësisht vëzhgimi tregon se situata mbetet e vështirë për t’u evidentuar, për shkak se në pjesën dërrmuese të rasteve zgjidhja e këtyre problemeve mbetet brenda mureve të shtëpisë. Institucionet shkollore janë edhe vendet ku fëmijët përjetojnë rastet më të shumta të dhunës së shfaqur kundrejt tyre. Konkretisht, studimi tregon se jo pak, por plot 36 për qind e rasteve dhunuesi pohohet të jetë mësuesi. Ajo çfarë ka rezultuar më e rëndë, sipas kërkimeve të bëra nga UNICEF-i, është se edhe në institucionet rezidenciale publike dhuna rezulton të jetë në nivele tepër të larta, situatë për të cilën rreth 50 për qind e fëmijëve në këto institucione pohojnë se kanë përjetuar dhunë. Ndërkohë në mbrojtje të tyre po përgatitet një ligj integral, i cili do t’u përgjigjet për ato probleme që nga ana ligjore sot janë të pambuluara dhe do të dërgohet për miratim në qeveri gjatë muajit qershor. “Kemi kategori fëmijësh që nuk janë të mbuluar 100 për qind nga ligji, si: jetimët, fëmijët e rrugës, të dhunuarit, romët, fëmijët e ngujuar, ata me probleme shëndetësore etj. Pavarësisht se ka ligje të veçanta, ne mendojmë që t’i integrojmë ata dhe të bëjmë një ligj integral, ku të jetë i qartë i gjithë aktiviteti që ka të bëjë me fëmijët”, - pohohet nga specialistët. Përkrahje të veçantë do të kenë fëmijët që konsiderohen si grupe vulnerabile e që janë të ekspozuar ndaj fenomeneve negative, si punës së detyruar, shfrytëzimit trafikimit për qëllime shfrytëzimi etj.
Gjetjet e studimit nxjerrin në pah se ka një tendencë në rritje të dhunës ndaj fëmijëve, ku rezulton se vetëm në ambientet shtëpiake 8.3 për qind e fëmijëve nga mosha 2-14 vjeç kanë përjetuar ndëshkim fizik të formave të ndryshme. Gjithashtu studimi tregon se jo pak, por plot 36 për qind e rasteve dhunuesi pohohet të jetë mësuesi. Ndërsa rreth 50 për qind e fëmijëve që trajtohen në qendrat e përkujdesit social pohojnë se kanë përjetuar dhunë në forma të ndryshme.
Në mbrojtje të tyre po përgatitet një ligj integral, i cili do t’u përgjigjet për ato probleme që nga ana ligjore sot janë të pambuluara dhe do të dërgohet për miratim në qeveri gjatë muajit qershor. Përkrahje të veçantë do të kenë fëmijët që konsiderohen si grupe vulnerabile e që janë të ekspozuar ndaj fenomeneve negative, si punës së detyruar, shfrytëzimit trafikimit për qëllime shfrytëzimi etj.
Hartimi i ligjit është mundësuar edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve.
Mbetjet spitalore
Refuzohet licenca për 15 klinika private
Hapja e klinikave private mund të konsiderohet e ligjshme vetëm në rastet kur respektohet rregullorja, veçanërisht pika për trajtimin e mbetjeve urbane. Sipas të dhënave të raportuara nga Autoriteti Rajonal Shëndetësor, pohohet se që nga fillimi i vitit 2009 e deri më sot janë refuzuar më shumë se 15 licenca për hapjet e klinikave private. Kjo për vetë faktin se këto të fundit nuk kishin një pikë të caktuar për trajtimin e mbetjeve spitalore. Këto të fundit mund të bëhen tepër problematike, në përhapjen e infeksioneve të ndryshme në rast se nuk hidhen në vendet e caktuara. Ndërkohë që subjektet të cilave u është refuzuar marrja e licencës jo vetëm që nuk e kishin të përcaktuar një gjë të tillë në mënyrë të saktë, por rrezikonin banorët përreth në marrjen e infeksioneve që mund të vijë nga hedhja e këtyre mbetjeve vend e pa vend. Megjithatë, specialistët e ASHR-së shtojnë se inspektimet do të shtohen edhe më shumë në muajt pasardhës, duke u përqendruar edhe në rishikimi e kushteve higjienosanitare të ambienteve të ushtrimit të aktivitetit të klinikave që janë licencuar, por dhe atyre që do të hapen. Në këto mbetje përfshihen mjetet e mprehta me të cilat janë kryer operacionet, veshjet gjatë operacioneve, shiringat, mbetjet e trupit, gjaku.
Kartat e identitetit për studentët
Fakultetet dalin kundër sanksioneve për këtë kategori
Ministria e arsimit u ka bërë thirrje studentëve që të aplikojnë sa më shpejt për marrjen e kartave të identitetit. Thirrje kjo që është mbështetur edhe nga drejtuesit e fakulteteve. Por këta të fundit kanë kundërshtuar sanksionet e përcaktuara nga Ministria e Brendshme për mosfutjen e studentëve në provim, nëse nuk aplikojnë deri më 1 maj. Dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë Shezai Rrokaj pohon se, edhe pse ende nuk ka mbërritur në shkresë për këto sanksione në fakultet, kjo gjë është e padrejtë. "Futja ose mosfutja në provime nuk e dimë nëse pajtohen me të drejtën e pasjes apo mospasjes së kartës së identitetit, por detyrimi qytetar për të pasur një kartë identiteti, me të cilën duhet votuar në mungesë të një pasaporte, është detyrim legjitim dhe unë pajtohem me këtë thirrje të ministrit të Arsimit, po jo me faktin që të penalizohen me humbjen e vitit akademik studentët që nuk aplikojnë", - deklaron Rrokaj. Megjithatë, sipas vendimit më të fundit të Këshillit të Ministrave për këtë kategori çmimi i kartës shkon në 200 lekë. Ndërkohë Ministria e Arsimit ka pohuar se nëpërmjet kartës së identitetit studentët do të kenë mundësinë që të kryejnë të gjitha procedurat në universitetet që ata ndjekin.