Rrezatimi ne det. Rritet niveli i radioaktivitetit ne Japoni

Uji i detit në afërsi të centralit të prekur nga tërmeti i Japonisë Fukushima Daiichi ka një nivel shumë më të lartë rrezatimi nga sa është raportuar më parë, thonë zyrtarët. Në një seksion, jodi radioaktiv ishte 3.355 herë më i lartë sesa kufiri ligjor. Mostra e analizuar u morr në det 300 m larg centralit. Sipas agjencisë japoneze për sigurinë bërthamore efektet e ujit me radioaktivitet të lartë përjashtojnë rrezikun nisur dhe nga fakti që popullsia lokale është evakuuar dhe aktiviteti i peshkimit është pezulluar në zonë.
Ndërkohë, presidenti i Tepco, operatorit të centralit Fukushima aktualisht në qendër të polemikave është shtruar në spital. Masataka Shimizu është duke u trajtuar për tensionin e lartë dhe marramendje. Tepco është akuzuar për mungesë transparence dhe dështim për të dhënë informacion të detajuar dhe menjëherë, ndërsa në Fukushima inxhinierët po luftojnë me kohën për të vënë në punë sistemin e ftohjes në centralin bërthamor. President i Sshteteve të Bashkuara Barak Obama i ka telefonuar kryeministrit japonez, Naoto Kan e kanë vendosur ta përballojnë së bashku krizën e provokuar nga cunami i 11 marsit.
Delina Bitraku