Sekuestrohen 8 kg marijuane. Pranga 34- vjecarit

8 kilogram lëndë narkotike mariuanë e blerë në Lazarat, është zbuluar dhe sekuestruar nga polica e Gjirokastrës në autobuzin e linjës Gjirokastër-Tiranë. Sipas burimeve zyrtare nga policia e Gjirokastrës, lenda narkotike ishte vendosur në një valixhe në fund të autobuzit dhe u zbulua pas kontrollit të ushtruar pranë pikës turistike të Viroit. Poseduesi i lëndës narkotike është Iraklis Zografis, 34- vjeç lindur ne Librazhd dhe banues në Lushnje i cili është prangosur nga policia.