Diskriminimi i biznesit DHTI Prokuroria goditje selektive
Sipërmarrjet private dhe biznesmenët nuk duhet të sulmohen padrejtësisht nga prokuroria apo sistemi i drejtësisë. Pak pas arrestimit të disa biznesmenëve për tregtinë e naftës virxhine, vetë kreu i grupimit më të madh të bizneseve në vend ka kërkuar që të mos ketë, sipas tij diskriminim selektiv. Nikolin Jaka tha se ka me dhjetra apo qindra raste kur prokuroria e sistemi i drejtësisë kanë vepruar me standarte të ndryshme.
"Në mënyrë absolute DHTI inkurajon dhe nxit krimin ekonomik, prokurorinë dhe të gjithë sistemin e drejtësisë për të hetuar të gjitha veprat penale të bizneseve, por nga ana tjetër duhet të jemi të kujdesshëm për të ruajtur integritetin e sipërmarrësit shqiptar. Edhe në këndvështrimin juridik dhënia e kësaj mase sigurie është e pavend, pasi është në shkelje me kriteret që përcakton kodi i procedurës penale. Së pari, vepra penale për të cilën dyshohet ka dy vjet që është konsumuar dhe së dyti, ajo vepër penale tashmë nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore", tha Nikolin Jaka, kreu i DHTI-së.
Në kuadër të një aksioni për mashtrimet me cilësinë dhe tregtinë e naftës, fillimisht të premten u ndaluan 11 persona, ndër ta dhe biznesmenë. Më pas ka pasur dhe urdhër arreste të tjera.
Florian Papadhimitri