E Shtunë, 31 Tetor 2026

I bllokohen veshkët

Mediat amerikan kanë njoftuar të enjten se presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, është transferuar urgjentisht në spital, ngase i kanë dështuar veshkët. Pushteti në Caracas ndërkaq ka demantuar raportet e mediave amerikane. Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 13:00

“Gjendja e përgjithshme shëndetësore e Chavez është mjaft serioze. Kur është kthyer ishte në gjendje të vështirë, prandaj edhe është transferuar urgjentisht në spital”, shkruan gazeta ‘El Nuevo Herald’, e cila publikohet në gjuhën spanjolle në Miami.

Sipas raportit të publikuar në web-faqen e gazetës, presidenti Chavez është transferuar në spitalin ushtarak në Caracas, të martën në mëngjes.

“Në spital, dhe atë në spitalin psikiatrik, duhet të transferohen gazetarët e Nueva Herald”, shkroi në rrjetin social Twitter ministri venezuelas për Informim, Anders Izara. Ai kështu, të paktën për fillim, i demantoi raportet mediale, megjithëse nuk dha asnjë detaj tjetër shtesë.

Menjëherë pas kthimit të tij shërimi në Kubë, ku e përfundoi ciklin e katër të kimioterapisë, Hugo Chavez të dielën tentoi që t’i bindte venezuelasit se është plotësisht i shëndoshë, duke u thënë se kimioterapia nuk ka lënë asnjë pasojë negative tek ai. Chavez madje shtoi se shpresonte se nuk do të ketë më kurrë nevojë për ndonjë shërim shtesë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›