E Diel, 1 Nëntor 2026

Politikë tjetër ndaj Kubës

Presidenti amerikan, Barack Obama, është i gatshëm të ndryshojë politikën ndaj Kubës, nëse pushteti i atjeshëm dëshmon se do t’ia jap lirinë popullit të vetë. Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 12:59

“Në gjithë Amerikën Latine demokracitë kanë zëvendësuar regjimet autoritare. Është koha që kjo të ndodhë edhe në Kubë”, theksoi Obama gjatë bisedës së organizuar përmes internetit me latinomamerikanët që jetojnë në SHBA.

“Derisa të jem president, gjithnjë do të jem i gatshëm që ta ndryshojë politikën ndaj Kubës, me kusht që të vërejmë një synim serioz të qeverisë kubaneze për mundësimin e një lirie më të madhe për popullin e vet”, tha Obama.

Por, presidenti amerikan shtoi se, deri më tani në Kubë nuk është vërejtur “një rrymë e vërtetë reformiste”, e cila do të arsyetonte heqjen e embargos. Si ndryshime që ai do të dëshironte të shihte Obama përmendi lirimin e të dënuarve politikë dhe lirinë e shprehjes.

Ministri i Jashtëm kubanez, Bruno Rodrigues, këtë ofertë e vlerësoi si të dëgjuar tashmë, derisa theksoi se presidenti amerikan vetëm po përsëritet.

“Gjithnjë ekziston një hendek mes fjalëve të presidentit Obama dhe realitet, dhe atë jo vetëm kur bëhet fjalë për Kubën”, tha ai gjatë një konference për shtyp në Brasilia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›