E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezikohet Babiloni

Një tubacion nafte rrezikon të dëmtojë seriozisht rrënojat e qytetit të lashtë të Babilonit në Irak, duke shkaktuar mosmarrëveshje mes qeverisë ne Bagdad dhe UNESKO-s.

Arkeologët thonë se rrënojat e këtij qytetërimi që datojnë më shumë se 4000 mijë vjet më parë janë duke u shkatërruar, në mënyrë që të vendoset aty tubacioni i naftës.

Por kjo nuk është hera e parë që ndërmerren veprime, të cilat mund të shkatërrojnë këtë qytet.

Edhe ish-lideri irakian, Saddam Hussein, pati ndërtuar në këtë zonë një prej pallateve të tij.

Një prej drejtuesve që merret me kujdesin e këtij qyteti deklaroi se shpresonte që tubacioni i naftës të ndryshonte drejtim, duke kaluar në një zonë tjetër më pak të rëndësishme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›