E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valdes, nuk ndihet i pazëvendësueshëm

Victor Valdes ka insistuar se nuk ndihet i pazëvendësueshëm në portën e Barcelonës. 30 vjeçari ka bërë mbi 300 paraqitje në La Liga për gjigantin katalan prej kur debutoi me skuadrën e parë në sezonin 2002-2003.

Por, ai insiston se nuk e ka të garantuar portën.

“Ky është sezoni im i 11-të dhe gjithmonë kam thënë njësoj. Kurrë nuk jam ndjerë se e kam të sigurt portën dhe kurrë nuk do të jem. Me përvojën e deritashme nuk e ndjej të sigurt pozitën time”, deklaroi Valdes për uebfaqen zyrtare të klubit (www.fcbarcelona.com).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›