Rrezikohet fondi per ish-ushtaraket
18/09/2010Te henen shoqata do te zhvilloje nje mbledhje te posacme per kete problem
Edhe tre muaj nga viti buxhetor. Fondi ne total rreth 3 miliarde leke te reja
Fondi i akorduar per dhenien e pensioneve te ish-ushtarakeve rrezikon te digjet. Pas rrezimit te neneve te ligjit nga Gjykata Kushtetuese kur kane mbetur edhe tre muaj nga perfundimi i vitit buxhetor ende nuk ka nje ligj te perpiluar per llogaritjen e re te pensioneve per kete kategori. Nderkaq burime nga shoqata e ish-ushtarakeve bejne te ditur se te henen drejtues te kesaj shoqate dhe anetaret e saj do te zhvillojne nje mbledhje te posacme ku do te marrin ne shqyrtim pikerisht kete problem. Fondet te vena ne dispozicion te mbrojtjes sociale per ish-ushtaraket ne buxhetin e Ministrise se Mbrojtjes jane rreth 3 miliarde leke ku perfshihen edhe shumat e parave qe do te mbulojne pjesen e pensioneve suplementare per ish-ushtaraket.
Vendimi
Fillimi i muajit shtator pritej te sillte nje zgjidhje vendimtare sa i perket zgjidhjes se pensioneve suplementare te ish-ushtarakeve. Nje grup pune me eksperte te Ministrise se Mbrojtjes dhe asaj te Financave do te diskutonin lidhur me ndryshimet qe do ti bejne ligjit Per Sigurimin Suplementar te ish-ushtarakeve pas vendimit qe dha Gjykata Kushtetuese. Nderkohe sipas te dhenave te vete eksperteve nese drafti i propozuar ne kete tryeze do te marre dakordesine e te gjitha paleve atehere muaji janar i vitit te ardhshem do te jete afati i fundit per te vene ne zbatim ligjin e ndryshuar Per Sigurimin Suplementar te ish- ushtarakeve. Por ne mes te shtatorit nuk ka ende asnje vendim konkret gje qe e ben pothuajse te pamundur perfundimin ne kohe te ketij drafti dhe miratimin e tij apo me pas nxjerrjen e akteve nenligjore per shperndarjen e fondeve te perfituesit. Kjo pasi cdo procedure kalimi nga grupi i punes per miratim ne Ministrine e Financave si projektligj per miratim ne Keshillin e Ministrave dhe me pas ne Kuvend kerkon afatet e veta. Nderkohe Ministria e Financave do te pergatise edhe udhezimin e nevojshem per te saktesuar detajet ne menyre qe ligji shume i diskutuar mund te gjeje zbatim. Duke pasur parasysh te gjitha etapat ne te cilat do te kalojne ndryshimet muaji janar i vitit 2011 duket se do te jete afati i fundit per dhenien e pensioneve te parakohshme ish-ushtarakeve. Por viti buxhetor perfundon ne dhjetor duke rrezikuar djegien e fondeve. Vendimi i Gjykates Kushtetuese per heqjen e pikes 2 te nenit 14 si dhe te nenit 27 ka sjelle heqjen e cdo kufizimi per perfitimet qe kane ish-ushtaraket nga ligji ne fjale qe do te thote se nje individ mund te marre deri ne 80 per qind te pages.
Llogaritja e pensioneve te ish-ushtarakeve
Llogaritja e perfitimit do te behet sipas pages bruto dhe asaj neto. Sistemi i llogaritjes do te perafrohet me ate te pensioneve pra paga bruto ne momentin e lirimit nga detyra do te tatohet dhe do te zhvishet nga kontributet e sigurimeve shoqerore. Ne momentin qe pages do ti zbritet 10 per qindeshi i tatimit mbi fitimin dhe 11.2 per qind si kontribut i sigurimeve shoqerore dhe shendetesore atehere kjo page do te perdoret per llogaritjen e mases se perfitimit.