Arrestohet vrasesi i tregtarit te autoveturave ne Durres
18/09/2010I dyshuari me Ardian Celen konflikt te vjeter. Viktima ishte akuzuar se i kishte prere veshin
DURRES- Efektivat e policise si dhe forcat e nderhyrjes se shpejte kane organizuar dje ne mesdite nje operacion per te kapur personin e dyshuar te vrasjes se nje 36-vjecari nga Sukthi. Pjeter Preci 45 vjec banor i Shenpremte te komunes Katund i Ri eshte arrestuar 17 dite pasi ne te njejtin fshat eshte qelluar me arme automatike shtetasi Ardian Cela. Krimi sipas policise ka ndodhur per motive te dobeta duke perjashtuar ne kete menyre pisten e hetimit te vrasjes per shkak te konkurrences.
Arrestimi
Viktima Ardian Cela eshte vrare ne oborrin e tij me date 1 shtator dhe qe nga ajo kohe hetimet per zbardhjen e krimit dhe te autoreve kane aktivizuar specialistet me te mire te antikrimit ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Durresit. Burime zyrtare thone se jane perdorur metoda shume te kualifikuara te hetimit duke akuzuar per vrasje shtetasin Pjeter Preci. Per te vene ne pranga te kerkuarin jane aktivizuar shume forca nderkohe qe i dyshuari ka qene ne banesen e tij ne kohen e zhvillimit te operacionit sekret te policise se Durresit. Gjate kontrollit te baneses se te arrestuarit eshte synuar te gjendet edhe arma e krimit por policia ka bere te ditur se ende automatiku i perdorur ne vrasjen e 36-vjecarit nuk eshte zbuluar. Ne kohen e ushtrimit te arrestimit Prenci nuk eshte konfrontuar me policine por mesohet se ai ka mohuar te jete kontingjent duke u shprehur se nuk kishte asnje dijeni perse po prangosej. Policia ka thene se Preci dhe Cela kane pasur nje konflikt te vjeter. Ne shkurt te vitit 2006 shtetasit Pjeter Preci i eshte prere veshi ne rruge dhe per organizimin e ketij krimi eshte akuzuar shtetasi Ardian Cela. Konflikti ka vijuar si i tille ndersa per plagosjen e rende te Precit nuk ka pasur person te ndaluar. Policia ka bere te ditur se hetimet per 16 dite kane mundur ti japin ne dore Prokurorise prova ligjore ne zbardhjen e vrasjes se Celes.
Krimi
Ardian Cela 36-vjecari banor i fshatit Shenepremte ne Sukth te Durresit eshte qelluar per vdekje mbremjen e 31 gushtit ne oborrin e baneses se tij. Cela baba i dy femijeve eshte qelluar me arme zjarri rreth ores 22.30 kane bere te ditur burime te policise se qarkut Durres. Ngjarja ka ndodhur pak pasi viktima eshte kthyer ne banesen e tij ne castet kur Cela sapo kishte parkuar ne garazh mjetin. Policia eshte njoftuar per ngjarjen e rende nderkohe qe te aferm te tij kane transportuar trupin drejt spitalit te Durresit por pa mundur ta percjellin ne doren e mjekeve ngase ka vdekur ne rruge e siper. 36-vjecari Ardian Cela prej vitesh punonte si tregtar makinash por burimet e policise nuk kane bere te ditur nese viktima kishte konflikte me persona te ndryshem. Ne vendin e ngjarjes grupi hetimor i policise ka sekuestruar disa gezhoja te cilat i perkasin armes automatik model 56. Per 24 ore pas krimit ne polici jane shoqeruar se paku 15 persona te cilet jane marre ne pyetje per marredheniet e tyre me te ekzekutuarin si dhe per rrethanat e krimit. Dyshimet jane perqendruar me se shumti drejt ndonje konflikti te vjeter mes viktimes dhe autorit te krimit. Nga hetimet paraprake eshte thene se ne vrasjen e tregtarit Ardian Cela kane marre pjese se paku dy persona por pa dhene asnje detaj lidhur me autoret e dyshuar.