Rrezikojnë përjashtimin, nga Euroliga

Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) është në rrezik për tu përjashtuar nga liga Boxing ONE, në të cilin asociacion është pranuar vetëm pak muaj më parë, dhe e cila ligë po pretendon ta marrë emrin Euroligë.
Ky rrezik, FBOXK-së i është kanosur shkaku se dy boksierë të Përfaqësueses së Kosovës në boks, i kanë keqpërdorur vizat, të cilat ua ka siguruar FBOXK-së, për të udhëtuar ekipi kosovar drejt Hungarisë, ku në këtë fundjavë do të marrë pjesë në turneun Grand Prix Ostrava 2009.
Në fakt, FBOXK-ja i ka siguruar vizat për të gjithë anëtarët e Përfaqësues së Kosovës për të udhëtuar drejt shtetit hungarez. Por, dy boksierët kosovarë, Mahmut Gorda dhe Agron Nushi, kanë dalë jashtë Kosovës, më herët sesa që ka qenë e planifikuar udhëtimi i ekipit kosovar nga FBOXK-ja, dhe destinacioni i atyre dy boksierëve ende nuk dihet.
Është rrezik i madh për të na përjashtuar nga Euroliga, shkaku i kësaj ngjarjeje që na ndodhi. Për këtë arsyeje më duhet të udhëtoj edhe unë, bashkërisht me zyrtarë të tjerë të federatës, për tua thyer mendjen zyrtarëve të Euroligës që të mos na përjashtojnë. Euroliga tashmë e ka kuptuar rastin dhe aty është krijuar një imazh i keq për Kosovën, deklaroi të enjten për Express, kryetari i FBOXK-së, Ramadan Selimi, vetëm pak para nisjes së ekipit kosovar drejt Hungarisë.
Por, ky nuk është rreziku i vetëm i cili i kanoset FBOXK-së. Drejtuesit e boksit kosovar po frikësohen se pas kësaj ngjarje, kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Federatën Botërore të Boksit (AIBA) mund të refuzohet.
Ne jemi nën monitorim. Prandaj, ky rast mund të ndikojë negativisht edhe rreth inkuadrimit të Kosovës në AIBA. Kjo është normale, pavarësisht se neve nuk na pëlqen, theksoi Selimi.
Rreziqet për boksin kosovar nuk përfundojnë vetëm me kaq. FBOXK-së është federata e cila më së shumti ftohet nëpër turne të ndryshëm evropianë, krahasuar me federatat e tjera sportive kosovare. Si pasojë e kësaj ngjarje, zyrtarët e FBOXK-së po frikësohen se më as nëpër asi lloj turnesh nuk do të ftohen më.
Deri më tani nuk kemi hasur në vështirësi për tu pajisur me viza nëpër ambasadat e huaja. Por, pas këtij rasti, sigurisht se do të hasim në vështirësi. Po ashtu, ky rast mund të ndikojë negativisht edhe në pjesëmarrjen tonë nëpër turnet evropianë. Thjesht, është krijuar një imazh i keq për Kosovën me këtë rast, shtoi ai.
Në këtë turne, Kosova do ti zhvillojë dy meçe. Në meçin e parë kosovarët do të përballen, të premten, me DVCS Debercenin, kurse të dielën me Kesckmetin.
Ende sdinë asgjë për dy boksierët
FBOXK-ja i kishte siguruar vizat për të gjithë anëtarët e Përfaqësues së Kosovës për të udhëtuar drejt shtetit hungarez, për pjesëmarrje në turneun Grand Prix Ostrava 2009.
Por, Mahmut Gorda dhe Agron Nushi janë nisur më herët sesa që ka qenë e planifikuar udhëtimi i ekipit kosovar nga FBOXK-ja, dhe destinacioni i atyre dy boksierëve ende nuk dihet.
Ende nuk na janë lajmëruar boksierët. As familjarët e tyre nuk na kanë dhënë ndonjë informacion, edhe pse ata me siguri e dinë se kah kanë shkuar. Në Hungari po shkojmë me tre boksierë, ndërsa në vend të këtyre boksierëve do të na bashkohen disa boksierë të tjerë, të cilët jetojnë jashtë Kosovës, pohoi Ramadan Selimi.
Ai tha se vizat vlejnë vetëm për 20 ditë. Prandaj, Selimi beson se ata do të kthehen në Kosovë, dhe më pas, ai tregoi se FBOXK-ja do ti suspendojë konform rregulloreve.
Selimi fajëson Qeverinë e Kosovës
Kjo është hera e tretë që nga paslufta që boksierët kosovarë shfrytëzojnë vizat për turne ndërkombëtarë, për tu shpërngulur nëpër shtetet evropiane. Por, raste të ngjashme kanë edhe ndodhur nëpër sportet e tjera kosovare, si hendboll, etj.
Kryetari i FBOXK-së, Musa Selimi, thotë se fajet i ka Qeveria e Kosovës, që nuk e ka rregulluar statusin e sportistit. Për kësi raste nuk i fajësoj sportistët, por Qeverinë. Qeveria nuk e ka rregulluar statusin e sportistit. Ata detyrohen ti shfrytëzojnë këto raste për të ikur jashtë për të punuar. Ata nuk kanë të holla. Ndodh shpesh që boksieri kosovar shkon në një turne në një shtet tjetër të huaj pa as një cent në xhep. Atëherë çfarë mund të pritet tjetër, tha ai.