Kuzhe kërkon një tjetër miqësore

Trajneri i Kombëtares Shqiptare Josip Kuzhe ka kërkuar një tjetër ndeshje miqësore në datat e lira të nëntorit ku në Europë do të luhen ndeshjet e Playy Off. Këto ndeshje do të zhvillohen më 14 tetor ndeshjet e vajtjes dhe më 18 tetor ndeshjet e kthimit. Kombëtarja më 14 tetor e ka tashmë një miqësore kundër Estonisë, por Kuzhe në mënyrë që të përgatisë sa më mirë Eleminatoret e Europianit të ardhshëm dëshiron të luajë një tjetër ndeshje miqësore. Në miqësoren e 14 nëntorit Kuzhe me shumë mundësi do të lërë pushim shumicën e titullarëve dhe do të grumbullojë lojtarë të rinj në skuadër për t'i parë ata më nga afër dhe për të gjetur elemente me vlera për Kombëtaren. Plani dhe puna e Kuzhe do të matet me rezultatet e Europianit dhe për këtë arsye ai kërkon që të jetë i përgatitur. Një fakt interesant është se Bosnja që do të luajë në Playy off kundër Portugalisë i ka kërkuar ndihmë Kuzhes që ky i fundit duke qënë se është përballur me Luzitanët ti tregojë kolegut të tij se ku çalojnë më shumë portugezët.