E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana, i dyfishohet vlera e kartonit

Lorik Cana tashmë vlen dyfish. Vetem tri muaj pas transferimit në Angli, vlera e Lorik Canës është dyfishuar.
Paraqitjet e jashtëzakonshme të mesfushorit shqiptar te Sanderland-i kanë bërë që kartoni i tij të kushtojë 10 milionë euro. Gjatë verës, "macet e zeza" paguan "vetëm" 5.8 milionë euro për të afruar mesfushorin nga francezët e Olimpik Marsejës.
Por, kanë mjaftuar vetëm nëntë ndeshjet e para të Premierliges që kuotat e 26-vjeçarit të rriten në mënyrë të dukshme dhe tashmë të gjitha skuadrat që kërkojnë t'ia "rrëmbejnë" lojtarin Sanderland-it duhet të paguajnë një shifër të konsiderueshme.
Për mesfushorin e Kombëtares është bërë e ditur në mediat italiane dhe ato britanike se është rikthyer interesimi i Arsenalit dhe i trajnerit Wenger .

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›