Vasili: Shqipëria po ua kalon vendeve të zhvilluara

"Një nga indekset kryesorë të organizatave evropiane dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë është vdekshmëria foshnjore. Shqipëria bën pjesë lidhur me këtë indikator në vendet më të zhvilluara në botë dhe kjo e dhënë vjen nga raporti i përbashkët i organizmave më të rëndësishëm në botë si OBSH, UNICEF, etj”, tha Vasili.
Sipas tij, bazuar në të dhënat shëndetësore, në 2011 vdekshmëria foshnjore është në 8.7, nga 9.7 në vitin 2010, apo nga 16 që ishte në vitin 2000 dhe 17.5 në vitin 2001. Lidhur me kujdesin ndaj gruas në përgjithësi, Vasili tha se Shqipëria renditet në vendin e 21. Lidhur me vdekshmërinë amtare, një tregues delikat ky që mat sistemin, Shqipëria renditet në vendin 22, duke lënë pas vende të zhvilluara. Bazuar në të dhënat, vdekshmëria amtare në vend arrin në një shifër prej 5.8, nga 5.9 që ishte në 2010.
Kreu i Shëndetësisë nënvizoi se mbulimi me vaksina i fëmijëve është në shifra të larta, 98 %, gjë për të cilën dhe Shqipëria është vlerësuar. Sipas tij, vaksinat e reja që janë futur janë në 2000, komponenti i Rubeolës në vaksinën Fruth-Rubeolë, në vitin 2005, komponenti i Parotitit në vaksinën Fruth-Rubeolë-Parotit, në vitin 2009, komponenti i Haemophilus influenzae tip b në vaksinën e kombinuar DTP-HepB-Hib dhe në vitin 2011, vaksina e Pneumokokut (PCV10). “Këtë vit po përllogaritet kosto-efektiviteti për të futur në vitet ne vijim vaksinat e Rotavirusit dhe HPV”, tha Vasili./Start/
2012-04-02 16:52