E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria marrëveshje me ANEA-n

Zyra e shtypit pranë MPJ-së bëri të ditur sot se, programi që u nënshkrua të enjten (29 mars), përbën dokumentin bazë për planifikimin afat-mesëm të bashkëpunimit teknik ndërmjet Shqipërisë e ANEA-s. 

Programi Kombëtar Kuadër në 6 vitet e ardhshme do të përqendrohet në shëndetin publik, planifikimin e qëndrueshëm të energjisë, ushqimin, mbrojtjen e mjedisit dhe forcimin e ligjshmërisë në mbrojtjen nga rrezatimi e sigurinë bërthamore. 

Dokumenti CPF u nënshkrua për palën shqiptare nga Ambasadori Spiro Koci, Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë dhe për Agjencinë, nga Z. Kwaku Aning, Nën-Drejtor i Përgjithshëm i ANEA-s./Start /

                                                                                             2012-04-02 15:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›