Rreziku nga ilacet qe nuk i shesin profesionistet Sonila Isaku
Ilacet ne Shqiperi shiten nga njerez te padiplomuar ne kete profesion dhe rreziku per pacientet eshte me evident per vete faktin se keta persona arrijne deri aty sa te propozojme medikamente alternative nga pershkrimi ne recete, apo te ngaterrojne edhe dozat. Ky fakt eshte bere i ditur nga Urdhri i Farmacistit, i cili duke iu referuar ankesave te marra rezulton se ne farmaci punesohen studente qe s'e kane marre akoma lejen e ushtrimit te profesionit apo ne rastin me te keq persona jashte ketij profesioni, si veterinere, mjeke apo bashkeshorte te farmacisteve e pronare te farmacive. Fenomeni eshte i perhapur pothuajse ne gjithe Shqiperine dhe per kete arsye, Urdhri i Farmacisteve te Shqiperise ka ngritur nje strukture e quajtur mbikeqyrja profesionale, e cila do te kontrolloje gjithe farmacite ne mbare vendin per te verejtur shkeljet ligjore e vene para pergjegjesise farmacistet qe i lejojne keto parregullsi. Kreu i Urdhrit te Farmacisteve te Shqiperise, Arjan Jaupllari, deklaroi se, ndonese keto struktura kane funksionuar, detyrimin ligjor per te kontrolluar ushtrimin e profesionit e ka Urdhri i Farmacisteve, i cili ka vendosur qe te jete rigoroz ne zbatueshmerine e ligjit. "Ne farmaci gjen te punesuar gjithfare, qe nga studente qe s'kane marre akoma provimin e shtetit apo veterinere e pronare te farmacive. Detyra jone eshte konstatimi i rasteve te kundraligjshme dhe gjykimi i shkelesve te ligjit. Nese ne nje farmaci do te verejme se jane te punesuar persona jo farmaciste, detyra jone ligjore eshte qe te veme para pergjegjesise jo studentin, por farmacistin e licencuar, i cili me dashje ne kundershtim me rregulloren ka punesuar persona jo profesioniste", - tha Jaupllari. Sipas tij, Urdhri i Farmacisteve do te shtoje bashkepunimin me Qendren e Kontrollit te Barnave dhe Ministrine e Shendetesise qe nepermjet ndeshkimeve te duhura, farmacistet te mos lejohen te japin medikamente pa recete, per me teper antibiotiket qe farmacistet percaktojne dozen dhe kohen e marrjes se tyre pa u vene ne dijeni mjeku. Po keshtu, Urdhri i Farmacisteve u ka bere apel subjekteve private se duhet te zbatojne listen e barnave qe shiten pa recente, ne menyre qe jo cdokush te marre cdo lloj medikamenti. Ne raste se hasen te tilla shkelje, masat e gjobave do te jene deri ne 500 mije leke.