E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreziku nga kimikatet, ISHP kontroll në çdo pikë

Instituti i Shëndetit Publik do të shtojë monitorimet dhe kapacitetet për të shmangur rreziqet që sjell grumbullimi i kimikateve. Drejtori i Shëndetit Publik, Enver Roshi, pohon se për këtë proces duhet të ketë një mirëmenaxhim të tyre, pasi në Shqipëri shënohen dhe shumë raste vetëvrasjesh nga përdorimi i kimikateve. Për të gjitha këto arsye, ISHP paralajmëron më shumë kontrolle në pikat kufitare. “Shpeshherë kimikatet lihen në duar të pakontrolluara dhe që nuk disiplinojnë menaxhimin e tyre të duhur. Shpeshherë shoqërohen dhe me vdekje, po dhe përdorimi i tyre shpeshherë me efekte suicidale”, - pohon drejtori Institutit të Shëndetit Publik, Enver Roshi. Sipas të dhënave nga përfaqësuesit e shëndetësisë, ende në Shqipëri ka 35 zona të nxehta të grumbullimit të kimikateve, por disa prej tyre janë drejt eliminimit. “Shqipëria ka patur 35 vatra të nxehta të mjedisit. Këto vatra të nxehta të mjedisit janë drejt menaxhimit dhe rinovimit të mjedisit në këto zona. Natyrisht që derdhja e kimikateve në Shqipëri, në vende të pacaktuara ka përbërë një problem serioz për shëndetin publik”, - thotë Rroshi. Për të vënë nën kontroll këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë së bashku me Institutin e Shëndetit Publik po merret me hartimin e ligjit për biocidet që përdoren në bujqësi.

14 raste të reja për 100 000 banorë (afërsisht 450 raste) ka qenë numri zyrtar i të prekurve nga tuberkulozi në vitin 2010.

27 raste të reja për 100 000 banorë (790 raste) ka qenë numri i personave të prekur nga kjo sëmundje në vitin 1999

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›