Rreziku nga plani britanik, Enveri angazhoi 15 mijë agjentë në Sigurim
Takimi i Abaz Ermenjit me agjentët britanikë. Përplasja me Mit’hat Frashërin. Refuzimi grek dhe jugosllav për nisjen e sulmeve nga tokat e tyre drejt Shqipërisë
Stephen Dorril
Vijon nga numri i kaluar
Më 1 maj 1949 Përkins, Elën Heër, i cili ndoshta kishte pasur karrierën më me zigzage dhe të lodhshme në Shqipëri sesa ndonjë oficer tjetër ndërlidhës britanik, Mekleini dhe Emeri shkuan në Athinë, ku dy muskëtierët diskutuan me ambasadorin anglez, Sër Kliford Normën, rreth operacionit “Vajuebël” dhe perspektivën për t’u ndihmuar për planin nga qeveria greke. Gjithashtu, ata biseduan me Pet Uinin, shef i pikës se MI 6-s, i cili gjatë luftës kishte qenë zëvendës i Frenk Slokëm në flotën sekrete të MI 6-s në Mesdhe dhe zëvendësit e tij, Erik Mëklaud dhe Xhon Bedërli, që dikur punonin në Rojet e Koldstrimit.
Refuzimi grek
Emeri takoi ish-kryeministrin Themistokli Sofulis dhe politikanë të tjerë dhe u argumentoi atyre se prioriteti kryesor ishte të mbyllej kufiri jugor i Shqipërisë për të ndaluar mundësinë e ndihmës që u jepej rebelëve grekë. Ai tha se britanikët kishin qëllim të rekrutonin rebelë nga radhët e Ballit Kombëtar në fushatën kundër regjimit të Hoxhës dhe kërkonin ndihmë për të mbledhur të dhëna zbulimi dhe ngritjen e depove të armatimit dhe bazave afër kufirit. Sidoqoftë, shpejt u bë e qartë se grekët qenë më të interesuar për pretendimet e tyre territoriale në Epirin e Veriut, sesa në krijimin e një Shqipërie të pavarur. Emeri u përpoq t’i bindë ata se pretendimet territoriale ishin të padobishme. Ata ishin në rrezik për vdekje nga vetë rebelët e tyre komunistë dhe politika e aneksimit nuk kishte asnjë kuptim. Një politikë reprezaljesh do të kishte kuptim. Një nga njerëzit më të pasur të Greqisë dhe tregtar i rëndësishëm i armëve, Bodosis Athensiades, e prezantoi Emerin me komandantin e Armatës Kombëtare Greke, Feldmarshallin Aleksandër Papagos, i cili këmbëngulte që kufijtë me Shqipërinë dhe Jugosllavinë ishin të mbyllur për vizitorët. Një mision i panjohur, pseudoushtarak, duke rrëmuar në Veri..., më tepër e rrit sesa e pakëson shkallën e ndihmës shqiptare e jugosllave për guerilët komunistë dhe “Ushtrinë Demokratike Greke”. Në thelb kjo ishte pikëpamja e emigrantit shqiptar Stavro Skëndi, i cili shkruante se Hoxha do ta shfrytëzonte në maksimum ndonjë inkursion në shkallë të gjerë që do të vinte nëpërmjet kufirit. Ndërkohë, Emeri nuk po merrte miratimin direkt të qeverisë greke, ai kishte nevojë për ndihmën e heshtur, veçanërisht për Korfuzin që do të duhej si një pikë ndërlidhjeje dhe përgjimi me radio. Ai e dinte se lobi i tij ishte pjesërisht i suksesshëm, kur Bodosis njoftoi miratimin e Papagosit, duke i lënë gjashtë shishe me raki në dhomën e tij në hotel. Përderisa operacioni nuk do të niste nga territori grek, qeveria do të bënte njërin sy qorr 54).
Përplasja mes shqiptarëve
Mekleini dhe Emeri, në vija të përgjithshme, ia paraqitën idetë e tyre komandantit ushtarak të Ballit Kombëtar, Abaz Ermenji. Më 20 maj, Meklein dhe Ermenji u takuan me Herëld Përkins dhe të tre u nisën për në Romë, për të takuar udhëheqësin 70-vjeçar të Ballit Kombëtar, Mith’hat Frashërin. Ndërsa Frashëri ishte dashamirës, Ermenji kundërshtoi përfshirjen. Për të ndryshuar mendimin e tij, atë e nisi për në Trieste, për të cilin u kujdes Arçi Lajëll. Arçi vepronte nën petkun e kryetarit të palës Britanike të Shërbimeve të Informacionit të Aleatëve. Në të njëjtën kohë, planifikuesi i operacionit, Elën Heër, u zëvendësua nga Xhon Hebërdin, i cili kishte shërbyer në radhët e rezistencës në fiset katolike në Veri. Më datën 25, Meklein dhe Emeri u kthyen në Londër, ku diskutuan idetë e tyre me Dik Brumën Uajt, oficer i seksionit V që merrej me Mesdheun dhe që ishte kthyer kohët e fundit nga Turqia, dhe me Tomi Last, që kishte shërbyer gjatë luftës në Ministrinë e Luftës dhe në ushtri. Gjithashtu, ata u këshilluan në klubin Turf edhe me zyrtarë të Forin Ofisit, Entëni Rambolld, Çarls Bejtmën dhe politikanin konservator Herëld Mekmillan. Mekmillani, i cili në fundin e luftës kishte punuar me Karmel Ofin, ishte një figurë madhore në Lëvizjen Europiane, që përfshinte në seksionin e saj të emigracionit, edhe një komitet shqiptar 55).
Rekrutimet në Romë
Udhëheqësit emigrantë shqiptarë gradualisht po mblidheshin në Romë për të formuar një komitet politik prapa të cilit mund të bashkoheshin fraksionet e ndryshme që kishin mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. Emeri dhe Meklein kishin një besim në virtytet e Rob Roit ndaj udhëheqësve fisnorë dhe preferonin Abaz Kupin, një çamarrok i vjetër mjekrosh me një nam të madh si një malësor plaçkitës, të cilin Emeri e gjeti në Turqi. Për fatin e keq të britanikëve, Lëvizja e Legalitetit e Kupit shikohej si e parëndësishme nga shumica e të arratisurve shqiptarë dhe veç kësaj kishin vështirësi të kuptonin dialektin e tij karakteristik. Dy muskëtierët u bashkuan me një shokun e tyre që merrej me të mërguarit, Obi Hëbërt, familja e të cilit ishte aktive në Shqipërinë e para luftës, dhe të tre së bashku bënë një turne në kampet e refugjatëve në Itali në kërkim për të rekrutuar persona të përshtatshëm dhe për t’i stërvitur ata për luftë guerile. Rreth tridhjetë persona që gjetën, u mungonte stërvitja ushtarake, por ata ishin të entuziazmuar nga propaganda nacionaliste. Kupi u kishte deklaruar njerëzve të tij nëpër kampe: “Ju nuk jeni vetëm! Në Shqipëri ka qindra mijëra nacionalistë nëpër male, forcat qeveritare janë të izoluara nëpër qytete dhe nuk mund të shkojnë nëpër fshatra; se qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme nga ora 10 e natës deri në mëngjes; disa qytete janë tashmë në duart e nacionalistëve. U bë një propozim për të ngritur një regjiment parashutist nga këto mbeturina deti, por kjo nuk u bë kurrë realitet 56). Emeri, në dukje, nuk shqetësohej nga raportet e Shërbimit të Fshehtë Francez që vinin nga ambasada në Tiranë që raportonte se megjithëse popullata shqiptare në tërësi ishte tepër e armiqësuar ndaj regjimit dhe gjithmonë e më shumë kundër rusëve, ajo është nën një kontroll të plotë dhe nuk ekziston asnjë lëvizje disidente apo rezistencë si mundësi. Ai mendonte se operacionet klandestine kundër Hoxhës do të çojë në një kryengritje më të gjerë, suksesi i të cilës, sidoqoftë do të varej nga mbi një milion shqiptarë që jetojnë në krahinën e Kosovës në Jugosllavi.
Tito del kundër planit
Mbas fazës së parë të sigurimit të të dhënave operative zbuluese, faza e dytë do të konsistonte në një orvatje me forcë nga Jugosllavia. Kim Filbi kujton se ekspertët tanë mendonin krejt gabim për mendimin tim se mareshali Tito, pas ndarjes me kampin socialist, do të adoptonte një politikë të mbajtjes së duarve larg ndaj çdo ndryshimi në Tiranë. Ficroi Mekleinit iu kërkua që të vepronte si ndërlidhës me Titon, por njoftoi Bevënin se Jugosllavia nuk do të jepte ndihmë dhe kundërshtoi një operacion të tillë 57). Në fillim të 1949-s, një valë e madhe spastrimesh goditi partitë komuniste të Europës Lindore, ku viktima kryesisht ishin komunistët vendas, të cilët nuk ishin arsimuar në shkollën moskovite të dialektikës dhe dyshoheshin nga Stalini. Formalisht, spastrimet filluan në Shqipëri me dënimin dhe ekzekutimin më 11 qershor të ministrit të Brendshëm, “titist”, Koçi Xoxe. Kjo u pasua nga gjyqe model në Budapest me prova të fabrikuara për një grusht-shteti të planifikuar nga jugosllavët. Po e njëjta gjë ndodhi edhe në Sofje, ku një numër udhëheqësish komunistë u akuzuan për jugosllavët. Për më tepër, disa prej tyre u akuzuan si agjentë britanikë. “Spastrimet korrespondonin”, - përfundonte specialisti për çështjet Ballkanike Hju Stiën Uastën, - “me fitoren brenda partive të udhëheqësve “moskovitë” ndaj udhëheqësve të rezistencës gjatë kohës së luftës”. Shërbimi në ushtrinë Republikane në Spanjë shikohej me dyshim, po ashtu dhe “jo-moskovitët” që gjatë kohës së lëvizjeve të rezistencës ishin takuar me misionet britanike. Megjithatë, objektivi kryesor ishte Partia Jugosllave, e cila ishte superiore nga pikëpamja cilësore sesa partitë e tjera të Europës Lindore. Ajo ishte si të thuash një elitë.
Masat që mori Enver Hoxha
Rezultati i përzënies së jugosllavëve nga Shqipëria ishte një “kataklizëm”, dhe megjithëse ajo iu shtua paqëndrueshmërisë bazë brenda regjimit, kjo nuk do të thoshte kolaps për Hoxhën. Sigurimi u shtrëngua akoma më shumë. Forcat e Sigurimit u përforcuan dhe arritën një numër prej pesëmbëdhjetë mijë persona të zgjedhur me kujdes, ndërkohë që çdo shef policie kishte përkrah një këshilltar sovjetik. Vetë Stalini këmbënguli për ministrin e ri të Brendshëm, Mehmet Shehu. Nga një përllogaritje del se ishin njëmijë zyrtarë sovjetikë që mbikëqyrnin administratën shqiptare 58).
Përktheu: Perlat Çaushi
Në numrin e radhës do të lexoni:
Si i shfrytëzoi Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu armatimet e dërguara nga SOE për Shqipërinë
Kush ishin agjentët e SOE-s, të rekrutuar tashmë nga MI 6-a, të cilët e njihnin Shqipërinë
Si u munduan agjentët anglo-amerikanë të bllokojnë ndihmat që Shqipëria jepte për luftën civile në Greqi
Për më shumë na ndiqni në numrin e radhës
54. Bethell, Betrayal, f.51-3;Stavro Skëndi, ‘Shqipëria brenda orbitës sllave: Ardhja në pushtet e Partisë Komuniste, Qershor 1948
55. Hibbert, f.230; Bethell, Betrayal, f.53 dhe 57.
56. H ersh, f.256; Skëndi; Bill Bland, “Pushtimi i Shqipërisë më 1950, Shoqëria Shqiptare”, Ilford, 1948
57. Verrier, f.71; Philby, f.167.
58. Seton Waston, f.312-14; Palmer, f.132; Bethell, Betrayal, f.117.
Titulli është redaksional
Përgatiti: Matilda Arapi
1 Maj 2008