Rreziku qe iu kanoset grave qe nuk bejne analizat para barres
Emanuela Sako
Mjeket u rekomandojne te gjitha grave qe duan te behen nena, qe para shtatzenise te kryejne te gjitha analizat per te lindur femije te shendetshem. Nendrejtori i Maternitetit “Mbreteresha Geraldine”, Maksim Gjoni, jep alarmin se nese nuk kryhen te gjitha diagnozat, atehere femijet qe do te lindin do te jene te rrezikuar nga kalimi vertikal i semundjeve te transmetueshme. Sipas tij, per te mbrojtur trashegimtaret e vet, nenat duhet te jene ne dijeni te semundjeve te tyre, ne menyre qe te parandalohet kalimi te femija. Nese semundja apo virusi kapet qe tek nena, atehere mjeket do te nderhyjne per te shmangur me ane te kurave kalimin tek femija.
Situata
Mjeket numerojne mjaft raste kur nje nene ka qene mbartese e viruseve apo semundjeve te ndryshme dhe femija e tyre ka lindur me te njejtin problem. Nga kjo situate vuajtja ka qene e dyfishte. Nena perveçse ka luftuar me semundjen e saj eshte detyruar qe te vuaje dhe te perpiqet per te shpetuar jeten e femijes. Kjo lufte ne disa raste rezulton fatale. Ashtu siç ka ndodhur me femijet e prekur nga AIDS-i apo nga viruse te tjera te transmetueshme. Ne vendin tone numerohen 17 femije te prekur me AIDS, ku 12 prej te cileve e kane marre virusin nga prinderit, ndersa 5 te tjere jane bere bartes te virusit nepermjet gjakut.
Sipas mjekeve, grate para se te ngelen shtatzena duhet t’i nenshtrohen nje sere analizash te detyrueshme. Ata rekomandojne qe, te behet analiza e gjakut komplet, analiza e HIV\AIDS, e Hepatitit A,B,C etj. Kryerja e ketyre analizave do te bente qe te kapte semundjen ne kohe, apo ne disa raste te pengonte qe semundja te kalonte edhe tek femija. Nje gje e tille, ndodh shume rralle ne vendin tone. Shumica e grave nuk i kryejne analizat. Madje ato nuk zbatojne edhe rregullin me minimal te kujdesjes se femijes, siç eshte kryerja e EKO-s, sipas rekomandimit te mjekut.
Analizat
Moskryerja e analizave ka zanafilla te ndryshme. Nje nga arsyet kryesore eshte çmimi i analizave. Nga shteterori tek privati çmimi i tyre pothuajse dyfishohet. Kjo ben qe nje pjese e qytetareve te mos e perballojne dot shifrat e larta qe duhet te paguajne, qofte edhe per t’u ndjere te shendetshme. Gjithashtu, mjeket sqarojne se çdo dite perballen me kategori te ndryshme te shoqerise, ku nje pjese e tyre nuk e pranojne kryerjen e vizitave te shpeshta tek mjeku, per çeshtje mentaliteti. Per disa, eshte e tepert kryerja e vizitave apo analizave te shpeshta, kur ato e ndiejne veten mire, pa e ditur se çfare fshihet ne brendesi te trupit te tyre. Nje numer shume i vogel nenash, ndjekin me rigorozitet keshillat e mjekeve.
Shteterori
EKO 850
Gjak komplet 360
Gjak leukocit 360
Urine komplet 240
HIV\AIDS falas
Privati
Testi i grupit te gjakut 500
Toceoplazme IGM 1500
Toceoplazme IGG 1500
Rosalia IGM 1500
Rosalia IGG 1500
HBSAG 1000
Gjak komplet formula 600
Citomegalovirus IGM 1500
Citomegalovirus IGG 1500
Urina 400
EKO 1500
17 Dhjetor 2007