Virozet e stines, 200 femije ne pediatri
Ndryshimet klimaterike, me uljen e menjehershme te temperaturave kane bere qe 150 deri ne 200 femije te drejtohen dyerve te pediatrise. Çdo dite ne pediatrine e QSUT-se, shtohet numri i femijeve, te prekur nga virozet e zakonshme te stines. Mjeket sqarojne se nuk behet fjale per ndonje epidemi, por thjesht per viroze te stines qe jane te zakonshme ne kete stine te vitit. Madje ata bejne te ditur se prinderit nuk duhet te alarmohen per kete gjendje, pasi vetem nese ne pediatri shtrohen deri ne 500 vete ne dite. Muaji nentor do te konsiderohet si muaji i virozeve te shumta, ku me te prekurit jane femijet dhe pleqte. Moshat e thyera jane me te predispozuara per t’u semurur, pasi imuniteti i tyre nuk mund te perballoje dot te ftohtin qe po vjen ne rritje, si dhe luhatjet e shpeshta te motit. Mjeket u rekomandojne prinderve qe te mos i veshin trashe femijet dhe te mos i ekspozojne ndaj te ftohtit.
17 Dhjetor 2007