E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas 10 ditesh gjendet trupi i 42-vjeçarit te humbur ne Shkumbin

ELBASAN - Eshte gjetur pasditen e se shtunes trupi i pajete i 42-vjeçarit Gani Lika, i cili prej me shume se 10 ditesh figuronte i humbur ne ujerat e Shkumbinit, si pasoje e nje aksidenti te ndodhur aksin rrugor Elbasan-Peqin, ne fshatin Valas, te komunes se Paprit. Trupi i pajete i 42-vjeçarit eshte gjetur pergjate rrjedhes se lumit, ne afersi te qytetit te Peqinit. Burime te policise bejne te ditur se trupi eshte gjetur nga disa banore te cilet po kalonin rastesisht aty. Aktualisht trupi i pajete eshte derguar per ne morgun e spitalit te qytetit te Elbasanit, ku edhe eshte identifikuar nga ana e familjareve. Gani Lika u aksidentua me motor ne kete aks rrugor, dhe policia mundi te gjeje vetem mjetin e tij, pasi trupi nuk u be i mundur te gjendje ne momentin pas aksidentit. Nderkohe qe kerkimet ne lumin Shkumbin nisen edhe nga polumbaret si dhe forcat e ushtrise, por edhe te mjaft banoreve te fshatrave perreth.

Cigarja e harruar shkrumbon furren e bukes

ELBASAN - Eshte djegur thuajse teresisht nje elektrofurre, e cila ndodhej ne qytetin e Beleshit shume prane Rajonit te Policise se ketij rrethi. Burimet bejne te ditur se zjarri ka rene rreth ores 15.20 minuta te mesdites se te shtunes, dhe ka perfshire thuajse teresisht elektrofurren. Me te marre informacionin ne vendin e ngjarjes ka shkuar makina e zjarrfikese, e cila eshte mundur qe te shuaje flaket te cilat kishin perfshire te gjithe furren, me pronar shtetasin Ndriçim Senja. Ne vendin e ngjarjes ka shkuar edhe policia si dhe grupi hetimor, i cilm, sipas hetimeve paraprake konkludoi se zjarri ka rene si pasoje e nje cigareje te ndezur, e cila me pas ka perfshire edhe lendet djegese (solar), te cilat pronari i mbante brenda ambienteve te elektrofurres.

17 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›