E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkembimet tregtare, ne 9 muaj kapin 2.7 miliarde euro

Shkembimet tregtare te Shqiperise me shtetet e tjera gjate ketij nentemujori regjistruan nje vellim te pergjithshem tregtar prej 2.7 miliarde eurosh. Sipas Bankes se Shqiperise, shpenzimet per import mallrash shenuan afersisht vleren 2.1 miliard euro, ose 423 milion euro me shume, krahasuar me vitin 2006. Te ardhurat nga eksporti i mallrave vleresohen ne rreth 589 milion euro, me nje rritje prej rreth 125 milion eurosh. Sipas BSH-se, orientimi i theksuar i ekonomise shqiptare drejt importit vazhdon te karakterizoje edhe kete periudhe, duke rezultuar ne thellim te metejshem te deficitit tregtar. Kerkesa e larte per importe, sipas burimeve te BSH-se, vjen per nevoja te rritjes ekonomike dhe njekohesisht per te plotesuar nevojat e popullsise ne mallra konsumi. BSH-e ben edhe nje analize te rritjes se importeve, verejtur pergjate nentemujorit te pare te vitit 2007, duke theksuar se kjo eshte bashkerrjedhoje e disa faktoreve te jashtem, si rritja e pazakonte e çmimeve te naftes si dhe rritja e çmimeve te disa mallrave ne tregjet nderkombetare, si edhe per pasoje te faktoreve te brendshem, ku veçohet situata e perkeqesuar energjetike ne vend, e cila ka çuar ne importe te larta ne energji elektrike. Sipas BSH-se, deficiti tregtar mund te kishte qene akoma me i perkeqesuar, pa progresin e verejtur kete vit ne eksporte. Eksportet u rriten me rreth 27 per qind, nga 16 per qind qe ishte rritja e verejtur ne nentemujorin e pare te vitit 2006. Sipas BSH-se, me gjithe situaten e perkeqesuar ne furnizimin me energji elektrike ne vend, edhe ky vit pasoi me ritme te larta ne eksporte, me kontribut kryesor nga industrite kyçe te eksporteve shqiptare.

17 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›