Ari i shtetit, si ndahet thesari qe ka vleren 60 milione USD
Metale te çmuara te qeverise zene, si vlere tregu, shumen prej 5672 milione lekesh. Ato jane te depozituara ne Thesarin e BSH-se dhe ne banka te huaja
Mbi 60 milione dollare eshte pasuria ne metale te çmuara, kryesisht ar, qe qeveria zoteron si thesar te sajin. Nisur nga kjo sasi paraje e arketuar ne ar, qeveria duket disa here me e pasur se vete Banka e Shqiperise, per nga vellimi i metaleve te çmuara, kryesisht monedha ari. Keshtu, deri me 28 shtator 2007, Banka mbante ne kujdestari bono thesari afatshkurtra, me vlere nominale prej 251 528 milione lekesh, obligacione afatgjata 2 deri ne 5-vjeçare, me vlere nominale prej 106 020 milione lekesh, te emetuara nga Ministria e Financave, si edhe ar dhe metale te tjera te çmuara ne emer te qeverise, me vlere tregu prej 5 672 milione lekesh. Ne rolin e kujdestarit per keto thesare, BSH nuk mbart asnje lloj rreziku krediti. Ne muajt gusht dhe korrik 2007, vlera e arit ne kujdestari ne emer te qeverise perbehej ne zera, si: ar monetar i mbajtur ne bankat e huaja 2 388 milione leke, ar jomonetar i mbajtur ne bankat e huaja 1 195 milione leke, ar jomonetar brenda vendit 1 886 milione leke dhe metale te tjera te çmuara 203 milione leke. Interesat e marre nga depozitimi i rezervave te arit te Qeverise njihen si te ardhura nga interesat per Qeverine, duke rritur detyrimin ndaj tyre. Keto llogari nuk pasqyrohen ne pozicionin financiar te BSH-se.
Notat e thesarit
Notat e thesarit te qeverive te huaja, perfshijne nota thesari te qeverise amerikane, te shprehura ne USD, te qeverive franceze dhe gjermane te shprehura ne euro si dhe te qeverise angleze, te shprehura ne GBP (paundi britanik). Interesi paguhet ne baza gjashtemujore dhe vjetore dhe maturimet variojne nga dhjetor i vitit 2007, ne tetor te vitit 2016. Sipas BSH-se, norma e brendshme e kthimit, varion sipas emetuesit, nga 3.36 per qind, ne 5.85 per qind. Investimet afatmesme te Bankes per Shlyerje Nderkombetare (BIS) perbehen nga letra me vlere me kupone fiks, te percaktuara ne USD, EURO dhe GBP. Interesi eshte i pagueshem ne baze vjetore, per investimet ne euro dhe gjashtemujore, per investimet ne USD dhe GBP; dhe maturimet variojne midis dhjetorit 2007 dhe marsit te vitit 2014. Norma e brendshme e kthimit varion nga 3.30 per qind, ne 5.88 per qind. Investimet me kurs fiks te Bankes se Shlyerjeve Nderkombetare (FIX BIS) jane te shprehura ne euro me norma te brendshme kthimi prej 4.39 per qind dhe me maturitet korrikun 2008; ndersa ne jpy me norma te brendshme kthimi qe variojne nga 0.43 per qind, ne 0.52 per qind dhe me kufij maturiteti nga tetori 2007 ne janar 2008. Ndersa letrat me vlere te agjencive amerikane jane te shprehura ne usd, me norma te brendshme kthimi qe variojne nga 4.73 per qind ne 5.2 per qind dhe me kufij maturiteti nga shkurti 2009 ne korrik 2009.
Bonot e thesarit
Vlera e bonove te thesarit te emetuara ne treg nga qeveria kalon vleren e 700 milione dollareve. Shifra konfirmohet nga te dhenat zyrtare te BSH-se, ne pasqyrat financiare te muajit shtator 2007. Ne letrat me vlere te vlefshme per shitje deri ne shtator 2007, letrat me vlere afatshkurtra ne leke qe perfaqesojne bonot e thesarit te Qeverise, do te maturohen ndermjet tetorit 2007 dhe shtatorit 2008. Norma e kthimit ne blerje, varion nga 5.70 per qind deri ne 7.94 per qind dhe nga 5.67 per qind, deri ne 7.27 per qind qe ishin ne muajin gusht po te ketij viti. Tregu monopol i letrave me vlere i zoteruar nga BSH dhe disa banka te nivelit te dyte kane rritur ndjeshem borxhet e qeverise karshi kredive qe merr. Po ashtu BSH zoteron te “Aktivet e huaja” edhe letra me vlere te vlefshme per shitje ne masen e 1,4 miliarde dollare, pra rreth 70 milione dollare me shume se te nje muaji me pare, gusht 2007. Vlere te konsiderueshme kane edhe bonot e thesarit per tregtim, gjithnje te aktivet e huaja ne masen 100 milione dollare. Edhe pse me renie te normes se fitimit ne masen 16 milione dollare, BSH-ja, me kapacitetet qe ka, kjo fale ligjit dhe vendimeve te marra nga Keshilli Mbikeqyres, del se aktiviteti i bankes tone eshte goxha fitimprures.
Tregu i huaj
BSH nuk fiton vetem nga aktiviteti ne tregun vendas, por edhe ne ate te huaj, madje disa here me shume aktive. Portofoli i letrave me vlere te huaja, te vlefshme per shitje, i paraqitur ne vlere tregu vleresohet te jete rreth 1,3 miliarde dollare. Kujtojme se, Transaksionet ne monedhe te huaj konvertohen ne Leke, me kursin zyrtar te kembimit te Bankes ne daten e kryerjes se transaksionit. Ne çdo date bilanci, zerat monetare te bilancit te shprehur ne monedhe te huaj, rivleresohen me kursin zyrtar te kembimit te Bankes ne daten e bilancit. Zerat jo-monetare te shprehur ne monedhe te huaj, maten ne termat e kostos historike dhe nuk rivleresohen. Per letrat me vlere qe tregtohen ne tregje financiare te organizuara, vlera reale percaktohet duke iu referuar çmimeve te kuotuara ne burse, ne momentin e mbylljes se aktivitetit te biznesit, ne daten e bilancit. Per letrat me vlere, per te cilat nuk ekziston nje çmim i kuotuar ne burse, nje vleresim i arsyeshem i vleres reale percaktohet duke iu referuar vleres aktuale te tregut te nje letre tjeter me vlere, e cila eshte e perafert ne natyre.
17 Dhjetor 2007