Rrezimi i Presidentit
Nje vendim i Gjykates Kushtetuese ka rrezuar ne menyre te menjehershme Presidentin e Kosoves Behgjet Pacolli. E kisha kontestuar zgjedhjen e tij ne krye te Kosoves jo per procedurat por per menyren se si ai u imponua politikisht ne nje situate te veshtire per partine fituese te zgjedhjeve PDK-ne dhe shefin e saj Thaci. Ne nje situate normale eshte e papranueshme qe partia parlamentare e rreshtuar e fundit dhe me vetem 8 deputete te imponohet per te marre kreun e shtetit simbolin e unitetit Kombetar.
Per hir te asaj cfare ka ndodhur ne te vertete procedurat e zgjedhjes me jane dukur te rregullta. E vetmja shkelje procedurale eshte bere nga vete Presidenti i sapozgjedhur kur gabimisht votoi per mbeshtetjen e Qeverise. Do te mjaftonte ky gabim sipas meje i cili mund ta rrezonte Pacollin.
Arsyetimi juridik i Gjykates edhe pse tashme fuqiplote le per te deshiruar dhe ha mjaft interpretime. Le ti marrim me radhe dy arsyet se perse Gjykata rrezoi Presidentin. Se pari sipas Gjykates eshte shkelur neni 86 i Kushtetutes i cili detyronte pjesemarrjen ne seance te kuorumit prej dy te tretave te numrit te deputeteve. Ne fakt kjo gje nuk thuhet askund ne nenin 86 pika 4 Zgjedhja e Presidentit behet me dy te tretat 2/3 e votave te te gjithe deputeteve te Kuvendit.
Kerkesa e nenit 86/4 per zgjedhjen e Presidentit me 2/3 ne dy raundet e para nuk imponon kuorumin perkates. D.m.th. mosplotesimi i kuorumit nuk perben shkelje procedurale por thjesht sherben si nje seance qe konsumohet dhe nuk arrihet zgjedhja e Presidentit duke hapur rruge deri ne seancen e trete ku Presidenti zgjidhet me vetem shumicen e te gjithe deputeteve te Kuvendit.
Sipas logjikes se perdorur nga Gjykata i bie qe opozita ta coje vendin ne zgjedhje te parakohshme sa here duhet zgjedhur Presidenti thjeshte duke bojkotuar seancen e pare te zgjedhjes se Presidentit. Nuk eshte kjo logjika e nenit 86 i cili gjithsesi eshte mjaft i manget ne percaktimet e tij. Se dyti po ashtu neni 86 pika 5 megjithese permend me shume se nje kandidat nuk imponon me shume se nje kandidat Nese asnjeri kandidat nuk merr shumicen prej dy te tretave 2/3 ne dy votimet e para organizohet votimi i trete ne mes te dy kandidateve te cilet kane marre numrin me te larte te votave ne votimin e dyte dhe kandidati qe merr shumicen e votave te te gjithe deputeteve zgjidhet President i Republikes se Kosoves. Kontradiksioni qendron ne faktin se kur nuk arrihet kuorumi ne raundin e dyte ska se si te kete votim per dy kandidate
Megjithate jemi para faktit te kryer. Gjykata e ka interpretuar me menyren e saj duke e lene Kosoven pa President. Edhe pse jam kunder ketij interpretimi ai e ka nje te mire te madhe prapa. Gjykata Kushtetuese e Kosoves ka treguar pavaresi ne vendimin e saj duke treguar se mund te rrezoje edhe kreun e shtetit gje qe nuk ndodh zakonisht ne vende te standardeve te Kosoves.
fare sjell me tej interpretimi i Gjykates ne rastin e procedurave te zgjedhjes se Presidentit te Kosoves
Se pari me logjiken me te thjeshte politike pa u lodhur shume Kosova duhet te shkoje ne zgjedhje te perseritura te parakohshme. Opozita nuk eshte e detyruar te marre pjese ne seancat e zgjedhjes se Presidentit e as te propozoje kunder-kandidat per President. Ndersa shumica nuk ka me shume se 67 deputete qe do te thote se do ta kete te pamundur te plotesoje kuorumin prej 80 sosh edhe me mbeshtetjen e AAK-se sic po perflitet.
Se dyti i vetmi shans qe Kosova te mos shkoje ne zgjedhje te parakohshme eshte qe opozita me e madhe LDK-ja te pranoje marrjen e postit te Presidentit. Madje kjo eshte logjika e interpretimit te bere nga Gjykata. Sipas se njejtes logjike i bie qe edhe pas zgjedhjeve te reja perseri po te doje opozita mund ta coje vendin ne nje zinxhir zgjedhjesh pa rrugedalje. Si pasoje ndryshimi i nenit 86 mbase edhe rishikimi teresor i zgjedhjes se Presidentit duke ia lene ne dore nje referendumi qytetar do te ishte zgjidhja me e mire.
Interpretimi folklorik i Kushtetutes nga Gjykata Kushtetuese e ka futur Kosoven ne nje krize te thelle politike veshtiresisht te zgjidhshme. Por i ka dhene te kuptoje politikes kosovare se pazaret e rendomta per te pasur nje shumice sado te thjeshte dhe fragile nuk mund te rezistojne gjate. Asnje vend nuk mund te udhehiqet nga nje pakice reale e axhustuar dhe e kthyer ne shumice me instrumente te pavotuar popullore. Asnje vend nuk mund te udhehiqet duke e pasur shumicen reale me te vogel se opoziten reale.
Koalicioni PDK-AKR ka deklaruar se do te rikandidoje Pacollin per President duke qene krejtesisht jashte logjikes politike dhe juridike legjitime tashme. Nderkohe qe hapi i pare qe Hashim Thaci duhet te beje eshte oferta per opoziten ne menyre qe Kosova te mos shkoje ne nje zinxhir zgjedhjesh. Bashke me te Kryeministri duhet te jete i detyruar te paraqese nje pakete ndryshimesh kushtetuese ne konsensus me opoziten.
do logjike tjeter e shoqeruar me veprime qe iu dihet fundi do ta coje Kosoven automatikisht ne zgjedhje te tjera. Nuk eshte ndonje hata kjo pune po te kemi parasysh se zgjedhjet e fundit ne Kosove ishin te kontestuara dhe duhen korrigjuar por para se te shkohet deri ketu duhen bere disa ndryshime esenciale qe shmangin krizat.
Hashim Thaci duhet me se pari te shkeputet nga imponimi i Behgjet Pacollit dhe te ngrihet shume me lart nga sa eshte. Ai nuk duhet te mendoje per qeverine e perkoheshme te tij por per stabilitetin e sistemit dhe te vete partise qe ai udheheq si per nje kategorit te rendesishme qe e ka mbeshtetur deri tani ish UK-ja dhe qe duket se eshte lekundur.
Rrezimi i Pacollit eshte nje mesazh i rendesishem per politiken Kosovare edhe pse juridikisht mbetet shume i diskutueshem. Politika kosovare ka rastin te tregoje se sa eshte e afte per te zgjidhur situata te tilla te nderlikuara ne momente te rendesishme per shqiptaret ne te gjithe rajonin.